Në orën 16:00 mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së, ku pritet të propozohen e më pas të votohen anëtarët e Kryesisë së re të kësaj partie.
Edhe pse ende nuk janë zyrtarizuar, Gazeta Infokus ka siguruar listën e anëtarëve të kryesisë.
Pjesë e këtij organi udhëheqës të partisë janë emra që nuk kanë qenë kurrë pjesë PDK-së. Ka mes tyre edhe ish deputet të LVV-së.
Ndonëse lista nuk është zyrtare dhe mund të ndryshojë deri në finalizim, aty figurojnë emrat e Dardan Sejdiut, dikur deputet i LVV-së, Bernard Nika ish ambasador dhe pjesë e AKR-së, Rrahman Paçarizi, profesor në UP.
Po ashtu në Kryesinë e re të partisë do të jetë edh Bekim Çollaku, bashkëpunëtori më i ngushtë i Hashim Thaçit dhe Adri Nurellari. ish këshilltar i Thaçit dhe Kadri Veselit.
Kjo është lista e plotë që Gazeta Infokus e ka siguruar nga burimet e saj brenda PDK-së:
Memli Krasniqi
Vlora Çitaku
Urani Ismaili
Blerand Stavileci
Rrahman Paçarizi
Dardan Sejdiu
Bernard Nikaj
Visar Azemi
Donika Shahini
Ramë Buja
Bajrush Xhemajli
Latif Gashi
Sokol Bashota
Kristina Gashi
Kujtim Gashi
Lujeta Veseli-Gutaj
Bekim Çollaku
Sebiha Shala
Adri Nurellari
Agim Çeku
Enver Hoxhaj
Arben Fetoshi
Valdete Idrizi
Donjeta Bislimi
Ajo që vërehet në këtë listë është se anëtarë të kryesisë pritet të jenë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, ndonëse Memli Krasniqi pati deklaruar se asnjëri nga ta nuk do të jetë në kryesi.