2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

E paprecedentë si u publikua aktakuza, Kosova në krizë të madhe, por Thaçi e ka dhënë fjalën për drejtësi

Rekomandime

Ish i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Kosovën, Frank Wisner thotë se dialogu duhet të vazhdojë pavarësisht publikimit të propozim-aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli. Wisner ka bërë thirrje për unitet politik pasi mendon se Kosova aktualisht është në krizën më të madhe, që nga shpallja e pavarësisë, Ai thotë se publikimi i aktakuzës është rast i paprecident, por thekson se presidenti Thaçi ka dhënë fjalën për vënien e drejtësisë në vend.

- Advertisement -

“Dialogu duhet të vazhdojë por tash ka shumë gjëra që duhet të ndodhin para se të rifillojë një dialog serioz politik. Unë e shoh këtë si një sfide të madhe në historinë e shkurtër të shtetit të Kosovës. Asnjëherë nuk ka pasur krizë kaq të madhe. Kjo është një krizë e rëndë politike dhe kushtetuese njëkohësisht. Tani kemi edhe një aktakuzë që është bërë publike në media në mënyrë të paparë më herët. Snjëherë nuk kam parë se si një prokuror i bën publike akuzat para se gjykatësi miratojë ato ose jo. Kjo është e pazakontë madje e pa precedent. Sidoqoftë kjo është një fakt, unë e kam dëgjuar me shumë vëmendje fjalimin e presidentit të Kosovës z. Thaçi dhe unë mendoj se ai ka marrë të vetmin pozicion që ka mundur por prapë e respektoj këtë vendim. Ai tha se nëse aktakuza konfirmohet nga gjykatësi do të japë dorëheqje nga posti në presidencë dhe do të ballafaqohet me pasojat juridike. Edhe më shumë e respektoj qëndrimin e tij që ai gjithnjë e ka përkrahur drejtësinë, themelimin e kësaj gjykate dhe se ai e kishte dhënë fjalën e tij edhe para se të bëhej president se Kosova do të respektojë vullnetin e komunitetit ndërkombëtar dhe punën e sistemit të drejtësisë”, tha Wisner për RTV21.

“Për të qenë shumë i sinqertë, ajo që tani më brengos, është, kriza. Kjo nuk ka ndodhur më herët dhe institucionet e Kosovës janë ende të reja. Konsensusi politik në vend është ende i dobët dhe kjo është një goditje e madhe. Nëse presidenti jep dorëheqje dhe qeveria ka një shumicë të brishtë në Kuvend si mund të rithemelohet ose rikonstruktohet një sistem funksional qeverisës, pa përmendur fare këtu se si do të ballafaqoheni pastaj me akuzat nga Dhomat e Specializuara. Mendoj që është koha që të gjithë kosovarët duhet të jenë të brengosur për qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e institucioneve të venit të tyre. Unë nuk bëj paragjykime se çka duhet të bëjnë liderët por ata e dinë se çka është në interesin e tyre. Nëse ka një moment kur duhet ngritur mbi dallimet personale dhe partiake dhe të bashkoheni në një qëndrim të përbashkët kombëtar që të ruhet stabiliteti i vendit dhe të krijohet një qeveri e përbashkuar që mund të përballoj edhe problemet ekonomike, shëndetësore si dhe krizën aktuale atëherë ky është ai moment. Unë besojë se të gjithë miqtë e Kosovës nga jashtë duhet të përkrahin një përbashkim të tillë. Natyrisht negociatat duhet të vazhdojnë. Evropianët e kanë bërë të qartë se duan të luajnë rol në këto negociata dhe jam i sigurt se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të interesohen për këtë proces. Por kjo është disa hapa larg ku jemi tani. Fillimisht duhet të tejkalojmë krizën, duhet të menaxhojmë këtë krizë”, theksoi ai.

Por a mendon Wisner se aktakuza e ka dëmtuar pozitën negociuese të presidentit Thaçi?

- Advertisement -

“Natyrisht se po, kjo s’mund të kuptohet ndryshe. Aktakuza ndaj tij është bërë publike dhe ai ka thënë se kjo është ngjashëm me atë që ne në SHBA e quajmë ‘gjyq i kangurëve’ ku mund të gjykoheni dhe të vareni edhe para se gjykatësi t’ua jap fjalën. Çkado që të ndodh, ai tashmë akuzohet për disa krime shumë të rënda. Edhe nëse këto akuza nuk konfirmohen nga gjykatësi ose edhe nëse shkohet në proces gjyqësor dhe aktakuza mundet me procedurë gjyqësore Thaçi tërë jetën do ta bartë barrën e kësaj akuze për krimet e luftës dhe krime të rënda e specifike. Natyrisht se pozita e tij është dobësuar, nuk ka dyshime këtu. Por ka një dallim ndërmjet detyrimeve të tij ligjore, personale dhe përgjegjësive shtetërore si president i Kosovës. Aktualisht Kosova ka nevojë për lidership të fuqishëm dhe kjo nevojë është mbizotëruese, si të ruhet pavarësia e Kosovës, sovraniteti dhe stabiliteti i saj. Këto çështje aktualisht po diskutohen shumë më shumë sesa personaliteti i presidentit. Edhe pse unë bashkëndjej me të gjithë ata që janë të akuzuar sepse kjo është kohë e vështirë për ta, edhe për presidentin që e njoh personalisht dhe kam punuar më të. Edhe pse bashkë ndjej me ta, sot çështja kryesore është e ardhmja e Kosovës”, tha Wisner.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit