1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

E PAZAKONTË/ Historia që do iu lë pa fjalë: Unë, burri, i dashuri im dhe e dashura e burrit

Rekomandime

U njoha me bashkëshortin tim të mrekullueshëm kur isha 18 vjeçe dhe u martova me të kur isha 20. Këto ndodhën para 16 vitesh dhe që atëherë, kemi pasur një martesë fantastike, por me ca probleme në jetën sek suale. Dy vite më parë, vendosëm ta merrnim situatën në kontroll dhe vizituam një klub se ksi, një vendim i përbashkët që na emociononte të dyve.

- Advertisement -

Në të njëjtin event, të dy njohëm njerëz me të cilët u lidhëm shpirtërisht. Ishte tërësisht e papritur, por tani e konsiderojmë veten poliamorozë. Im shoq mbetet shpirti im binjak dhe s’e imagjinoj dot jetën pa të, por kam edhe një të dashur të mrekullueshëm. Kam edhe një shoqe të re – të dashurën e burrit tim.

Në fillim, prisnim të ishim xhelozë, por s’pati asnjë grimë. Në brendi të komunitetit tonë ekziston një fjalë për ndjesinë e kundërt me xhelozinë, “compersion” – lumturia që ndjen kur dikush tjetër është i lumtur. Tani, të katërt jemi një familje, festojmë festat, dalim darkave dhe mbështesim njëri-tjetrin në vështirësi. Për më tepër, i japim njëri-tjetrit leje për të bërë se ks me njerëz të rëndomtë, nëse lind dëshira.

Jo të gjithë mund ta bëjnë këtë, por kjo lidhje e veçantë na ka afruar më shumë me njëri-tjetrin. Besimi mes nesh është i pathyeshëm dhe e duam kaq shumë partnerët tanë. Nuk ka asnjë sekret dhe komunikimi është përmirësuar dukshëm. Ne zgjedhim të jemi bashkë teksa eksplorojmë gjithë mundësitë e jashtëzakonshme që na ofron jeta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit