0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

E përjashtoi nga grupi parlamentar, Berisha: Lulzim Basha, i pabesë

Rekomandime

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si të pabesë kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, pasi ky i fundit vendosi ta përjashtojë nga grupi parlamentar.

I ftuar në “Zonë e Lirë” ai dha detaje në lidhje me komunikimin që ka pasur me Bashën në momentin që i ka komunikuar vendimin. Berisha u shpreh se e ka kundërshtuar vendimin e Bashës pasi nuk ishte tagri i tij dhe se kryetari i PD ua ka komunikuar vendimin deputetëve pasi ka paraqitur njëherë mesazhin.

- Advertisement -

Arian Çani: Në Nëntor të 2018-s, Bashës i bëra “pyetjen që vret”: A mendon se ka ardhur koha që të vrasësh babën? Basha u përgjigj: Kurrë!

Sali Berisha: Pabesia njerëzore thyen çdo normë dhe çdo moral.

Arian Çani: Pra Lul Basha i pabesë?

- Advertisement -

Sali Berisha: Normal. Një akt të cilin e njoftoi 20 minuta para se të dalë në mesazhin e tij. Ma tha mua në telefon dhe unë e kundërshtova në mënyrë kategorike, sepse nuk ishte tagri tij një vendim i tillë. I kërkova që kundërshtimin tim të jua përcjellë të pranishmëve në mbledhje. Në fakt ai kishte paraqitur më parë mesazhin më pas shkoi për t’ua komunikuar. E bëri pa i lajmëruar. I ka mbledhur për një orë, shkoi tek ata dhe i njoftoi. Pra mbledhjen e kishte bërë për t’i thënë vendimin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit