1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

E porsalindura mendohet se u shpëtua nga këlyshët që e mbajtën ngrohtë

Rekomandime

Një foshnjë e porsalindur, e braktisur nga prindërit e saj në Indi, shpëtoi gjatë tërë natës në të ftohtë, pasi një grup i këlyshëve e mbajtën ngrohtë.

Vajza u gjet në një fushë të fshatit Saristal të provincës Chhattisgarh të Indisë, e vendosur pranë këlyshëve, tërësisht e palënduar. Ajo u gjet nga banorët, të cilët e dëgjuan duke qarë, shkruan Daily Mail.

- Advertisement -

Mendohet se nëna e këlyshëve fillimisht e kishte gjetur foshnjën dhe e kishte vendosur pranë këlyshëve.

Përfaqësuesi lokale, Munnalal Patel, tha se një grup njerëzish që kishin dalë për punët e përditshme e gjetën të porsalindurën.

- Advertisement -

Ata thanë: “Në 11 të paradites, pamë se atje është një vajzë e porsalindur, e cila ishte duke qarë dhe e shtrirë pranë këlyshëve në fshatin tonë. Bëmë panik dhe e informuam departamentin e shëndetësisë para se e porsalindura të dërgohej në spital për kontroll të mëtejmë.”

Një banor, që deshi të mbetej anonim, tha: “Është e mundshme që ngrohtësia nga këlyshët dhe nëna e tyre e kanë mbajtur gjallë të porsalindurën.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit