Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar t’u përgjigjet gazetarëve, lidhur me rishikimin e marrëveshjeve me Serbinë, ashtu siç ka premtuar në fushatë zgjedhore dhe para saj.
Gazetarja: Kryeministër a e keni paraparë rishikimin e marrëveshjeve me Serbinë para fillimit të dialogut në Bruksel.
Kryeministri: Për çështje të tjera flasim në kryeministri ose institucione të tjera.
Kurti ka refuzuar përgjigjen derisa ka bërë homazhe te varri i heroit Agron Rrahmani.
Kujtojmë se pas pak ditësh, kryeministri Kurti mund të udhëtojë në Bruksel ku do të ketë një darkë të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Para kësaj darke, Borrell ka thënë se ‘Bashkimi Evropian ka një problem të madh gjeopolitik’ në Ballkanin Perëndimor.