4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

E quajti “rrenc” ministrin, Kllokoqi thotë se Murati ia dërgoi inspeksionin për t’u hakmarrë

Rekomandime

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, pretendon se ministri i Financave, Hekuran Murati, po i hakmerret personalisht, pas deklaratës së tij se ai e ka gënjyer sa i përket TVSh-së për këtë sektor. Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Murati ka urdhëruar Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) që t’ia pengojnë punën në lokalin e tij.

Ai tha se për këtë gjë është informuar nga burime të sigurta.

- Advertisement -

Më tutje Kllokoqi theksoi se është i pastër në biznes dhe se cdo gjë është transparente.

“Fatkeqësisht Qeveria paska lëshu rrënjë brenda ATK-së. Nga burime të sakta paska urdhër të më pengojnë punën në Bagolinë, kjo si rrjedhojë e një deklarate apo statusi që lëshova dje dhe të cilës i qëndroj mbrapa. Jam i pastër në Biznes dhe ju pres duarhapur, si dje si sot në mëngjes, sot mesditë e neser. Por mos harroni se çdo gjë është transparente, ftoj edhe mediat të jenë prezente në çdo vizitë që i bëhet Bagolinës. Kjo është një hakmarrje direkte ndaj meje personalisht, mirëpo nuk dorëzohem nga asnjë lloj trysnije që më bëhet. Hakmarrja nuk është zgjidhje Ministër”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Kllokoqi ka publikuar edhe fotografi e video nga lokali i tij nga ku shihet se inspeksioni ka shkuar në lokalin e tij.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit