1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

E quditshme: Ministri serb kërkon urgjentisht sanksione ndaj Rusisë

Rekomandime

Revoltë brenda qeverisë së Serbisë. Ministri i ekonomisë, Rade Basta, kërkon që në mënyrë urgjente, Serbia t’i vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse për shkak të luftës së nisur në Ukrainë.

- Advertisement -

“Vendi ynë tashmë po paguan një çmim të lartë për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe kjo po bëhet e papërballueshme. Unë si ministër i ekonomisë nuk mund të pranoj se sa presion po i bëhet presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe ne heshtim”, shkruan ai në një letër të hapur duke u kërkuar edhe ministrave të tjerë të shprehin hapur qëndrimin e tyre për këtë çështje.

Basta shtoi se refuzimi për të sanksionuar Rusinë u bë me shpresën që konflikti të përfundonte shpejt, por thekson se tashmë realiteti është se luftës nuk I duhet fundit dhe zëri i arsyes ka mbaruar.

“Vendet e vogla gjithmonë vuajnë në konfliktin e të mëdhenjve dhe për shkak të turbullirat globale, Serbia përballet me presione të tmerrshme”, paralajmëron ministri Basta.

- Advertisement -

Partia e Bashkuar, pjesë e koalicionit qeverisës, është distancuar nga thirrja e deputetit të saj. Lidhur me këtë çështje, por edhe të tjera, pritet që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, të mbajë një fjalim gjatë të enjtes drejtuar kombit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit