1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

E tmerrshme, ja çfarë është gjetur në dronin ushtarak që ra në Zagreb

Rekomandime

Ministri kroat i Mbrojtjes Mario Banozhiq ka konfirmuar sot se mbetjet e një b0mbe ajrore të përdorur në avionët e prodhimit sovjetik u gjetën në mbetjet e një avioni që u rrëzua në zonën e Zagrebit të enjten.

- Advertisement -

“U gjetën gjurmë eksplozivi dhe gjurmë që sugjeronin se ky nuk ishte një avion zbulues. Ne gjetëm pjesë të një bombe ajrore. Konkluduam se ishte gjithashtu e prodhimit sovjetik, si dhe sende të tjera dhe ishte marrë nga zona. Tani për tani. mund të themi se është një bombë ajrore e përdorur në avionë të prodhimit sovjetik”, tha Banozic.

Sipas tij, ajo zonë tani është e sigurt dhe nuk ka mjete shpërthyese, ndërkaq ende nuk dihet se nga cili shtet ka ardhur avioni, Rusia apo Ukraina.

“Përveç vendndodhjes, kjo vë në pikëpyetje edhe anën e kujt është – ruse apo ukrainase. Ka elemente që mund të ketë ardhur nga të dyja palët. Kjo zonë tani është e sigurt, nuk ka mjete shpërthyese, por djemtë e ushtrisë. Policia dhe MPB-ja ende do të shohin nëse ka mbetur ndonjë gjë brenda. Aeroplani është nxjerrë jashtë”, thotë Banozhiq.

- Advertisement -

Kujtojmë se një delegacion i Ministrisë kroate të Mbrojtjes javën e ardhshme do të udhëtojë në Uashington, ku do t’i kërkojë ushtrisë amerikane vendosjen e përkohshme të sistemit kundërajror “Patriot” në Kroaci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit