2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

E tmerrshme: Zhduket gazetarja që mbajti pankartën “Ata po ju gënjejnë” gjatë transmetimit live

Rekomandime

Një gazetare herionë që kishte inskenuar një protestë ‘live’ në TV për të kundërshtuar luftën e Vladimir Putin në Ukrainë është zhdukur, kanë thënë avokatët e saj.

Gazetarja Marina Ovsyannikova e kishte quajtur ‘kriminale’ luftën dhe kishte thënë se Rusia është agresore në një video të regjistuar më parë, para se të dilte në edicionin më të shikuar të lajmeve në Rusi, shkruan The Sun.

- Advertisement -

43-vjeçarja protestoi gjatë edicionit të lajmeve në ‘Channel One’ duke mbajtur një shënim që thoshte: “Ata po ju gënjejnë”.

Nëna e dy fëmijëve menjëherë ishte ndaluar në zyret e kanalit, por avokatët e saj nuk kanë qenë në gjendje të shohin atë në mes së frikës që ajo po mbahet në një lokacion sekret.

Sipas grupit për të drejtat e njeriut ‘OVDInfo’ në Rusi, akovatët e së cilit kanë qenë duke e mbrojtur Marina-n, prokurorët kanë filluar hapjen e një procedure ndaj saj.

- Advertisement -

Por ata kanë shkruajtur në ‘Twitter’: “Mbetet ende e paqartë se ku është ajo”.

Ajo përballet me akuza sipas nenit 207.3 të Kodit Penal së Federatës Ruse për “për publikim e qëllimshëm të informacioneve false rreth përdorimit të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse”.

- Advertisement -

Dënimi maksimal për akuzën në fjalë është deri në 15 vite burgim.

Para se të fillonte protestën e saj, ajo kishte incizuar një mesazh në të cilin ajo e kishte sulmuar personalisht Putinin, duke thënë: “Ata nuk mund të na burgosin të gjithë ne”.

Marina, babai i së cilës është nga Ukraina, në video tha: “Ajo çka po ndodh në Ukrainë është një krim dhe Rusia është agresore. Përgjegjësia për këtë agresion shtrihet në ndërgjegjien e vetem një personi. Ai person është Vladimir Putin. Babai im është ukrainas, nëna ime është ruse dhe ata kurrë nuk kanë qenë armiq mes vete”, ishte shprehur gazetarja ruse.

“Fatkeqësisht në vitet e fundit kam punuar në ‘Channel One’, duke punuar në propagandën e Kremlinit dhe tani jamë thellësisht e turpëruar për këtë. E turpëruar që unë kam lejuar prononcimet e gënjeshtrave në ekranet e televizionit. E turpëruar që unë kam lejuar zombifikimin e popullit rus”, thotë ajo.

Ajo gjithashtu thotë rusët ishtin ‘të qetë” në vitin 2014 kur vendi aneksioi Krimean dhe ‘nuk kishin protestuar kur Kremlini kishte helmuar kundërshtarin e Putinit, Alexei Navalny’.

“Ne thjesht shikuam këtë regjim jonjerëzor. Dhe tani e gjithë bota është vënë kundër nesh” shtoi ajo.

Kurse bëhet e ditur se së paku 14.911 protestues kundër luftës janë arrestuar në Rusi që nga fillimi i pushtimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit