Një familje prej 7 anëtarësh, e cila i shpëtoi tërrmetit shkatërrimtar në Gaziantep, humbi jetën tragjikisht pasi banesa ku ishin zhvendosur në Konya u përfshi nga flakët.
Zjarri përfshiu pjesën e çatisë të banesës em qerpiç, duke bërë që ajo të shembej dhe të zinte poshtë familjen prej 7 anëtarësh.
Pas shuarjes së zjarrit, në rrënojat u gjetën shtatë trupa, duke përfshirë nënën, babain dhe pesë fëmijët.
Familja vinte nga rrethi Nurdağı i Gaziantepit, i cili u godit rëndë nga tërmetet duke marrë mijëra jetë dhe duke shkaktuar shkatërrime masive.
Raportohet gjithashtu se nëna, babai dhe fëmijët ishin invalidë, të cilët u sollën në Konia nga të afërmit e tyre pas tërmetit.
Ndërkohë, dy anëtarë të një familjeje tjetër që ishin strehuar në një dhomë tjetër të shtëpisë, mundën të shpëtonin.