3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

E trishtë, prizrenasi dyshohet se privoi nga jeta nënë e babë

Rekomandime

Mëngjesin e së mërkurës në Prizren ndodhi një ngjarje e rëndë. Burrë e grua u gjetën pa shenja jete në shtëpinë e tyre në lagjen “Ortakoll”. Çifti bashkëshortor i cili kishte ardhur para dy ditësh nga Suedia në Kosovë, u privua nga jeta me armë zjarri. I dyshuari për këtë akt është A.Hadri, djali i tyre, i cili ka ikur nga Kosova, pas aktit makabre ndaj prindërve të vet, raporton Gazeta Express

- Advertisement -

Dy gëzhoja të plumbave dhe një pistoletë u gjetën në afërsi të trupave të pajetë të Suada dhe Durim Hadrit nga Prizreni.

Oborri i shtëpisë së familjes Hadri në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit po qëndron ende i rrethuar me shirita të policisë të cilët tregojnë se një ditë më parë aty ndodhi një ngjarje e rëndë.

Çifti bashkëshortor kishte ardhur nga Suedia në Kosovë për pushime, por vetëm dy ditë pas ardhjes ata u gjetën pa shenja jete në shtëpinë e tyre në Prizren.

- Advertisement -

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka thënë për Gazetën Express se i dyshuar për këtë akt është djali i tyre 35-vjeçar, A.Hadri.

Lexo edhe: “Edi Rama fsheh dhe përgatit katastrofën më të madhe në historinë e shqiptarëve”
Suada e Sokol Hadri kishin ardhur nga Suedia në Kosovë më 20 janar, ndërkaq po atë natë, djali i tyre A.Hadri kishte ikur nga Kosova.

- Advertisement -

Prokuroria ka thënë se i dyshuari ka shkuar nga Kosova në Maqedoni me datën 20 janar, e më 21 janar nga Maqedonia në Greqi.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme policia ka marrë në pyetje edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit Hadri, të cilët pas marrjes së lajmit për vrasjen e prindërve të tyre, kanë ardhur nga Suedia në Kosovë.

Si ndodhi e tërë ngjarja

Mëngjesin e së mërkurës në një shtëpi në rrugën “Avni Kabashi” në lagjen “Ortakoll” në Prizren, policia gjeti dy trupa të pajetë.

Rrethanat e shuarjes së çiftit ende nuk diheshin, ndërkaq fillimisht rastin e konfirmoi për Express zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Në orën 10:25 policia rajonale ka pranuar informacione se në rrugën Jusuf Gërvalla në lagjen Ortakoll janë dy trupa që dyshohet se janë të pajetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e emergjencës dhe po e hetojnë rastin”, ka deklaruar Osmanollaj.

Lexo edhe: E bën Kosovën pjesë të Serbisë, Rama nuk jep asnjë shpjegim për skandalin me hartë
Pas hetimeve të para në vendngjarje, policia gjeti një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë si dhe dy gëzhoja.

Po ashtu, në trupat e pajetë të viktimave u gjetën p lagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Pas këtyre hetimeve, Prokuroria Themelore e Prizrenit dhe policia treguan se bëhet fjalë për v rasje.

“Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë, në trupat e viktimave janë vërejtur p lagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Gjatë shikimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale”, ka bërë të ditur Prokuroria.

Derisa mjekët ligjorë dhe policia po qëndronin në shtëpinë ku ndodhi ngjarja e rëndë, trupat e pajetë të viktimave u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Suada dhe Durim Hadri do të varrosen të premten në Prizren./GazetaExpress/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit