1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

E turpshme: Komuna e Skenderajt e shkruajnë gabim emrin e Komandantit Legjendar Adem Jashari

Rekomandime

Komuna e Skenderajt e udhëhequr nga Fadil Nura nga pakujdesia e tyre kanë shkruar gabim emrin e Komandantit Legjenda Adem Jashari në një baner që kanë vendosur në qytet.

Për këtë ka reaguar edhe Bekim Jashari.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Sapo më dërguan këtë foto, në të cilën shihet se si pushteti aktual si organizator i aktiviteteve për shënimin e 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në banerat e vendosur në qytet, e shkruan gabim emrin e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
E kuptoj që shtypjen e materialeve e bëjnë individ apo kompani të caktuara mirëpo asnjëherë nuk duhet lejuar që të na ikin gabime të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për ngjarje të tilla dhe figura historike si ajo e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Gabimet e tilla nder të tjerash shpërfaqin interesimin e pushtetit aktual për historinë dhe trajtimin ndaj atyre që dhanë gjithçka për Ne dhe Lirinë që sot po e gëzojmë.

Me këtë rast më e pakta që do të duhej të bënin ata që sot udhëheqin me Skenderajn do të ishte kërkim falja dhe ndërrimi sa më i shpejtë i atyre materialeve fyese.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit