0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

E turpshme: Më 2005, ushtarët azerë shkatërruan me çekanë varrezat e lashta armene

Rekomandime

Në fillim të dhjetorit të vitit 2005, Nishan Topouzian, prift armen që jeton në Iran, mori një njoftim alarmues. Sipas rojave kufitare iraniane, një ekip për shkatërrim ka arritur në varrezat armene Julfa, në enklavën azere të Naxcivanit.

Pasi kishte udhëtuar me veturë nëpër terrenin shkëmbor të Iranit afër kufirit me Azerbajxhanin, Topouzian kishte arritur që t’i incizonte azerët në uniforma ushtarake që po e shkatërronin një monument kulturor.

- Advertisement -

Gjatë disa ditëve, qindra kryqa të bërë nga guri u shkatërruan nga disa burra të veshur në uniforma ushtarake. Gurët më pas u hodhën në një lumë në kufirin mes Azerbajxhanit dhe Iranit, shkruan Free Europe.

Lokacioni i këtyre varrezave ishte në vendin ku dikuj ndodhej qyteti i lashtë i Julfas, qendër e tregtisë në Epokën e Mesjetës. Popullsia e këtij qyteti, që përbëhej nga shumica armene, ishte larguar më 1605, gjatë një konflikti mes Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Persiane.

- Advertisement -

Kryqat e bërë nga guri, që armenët i quajnë “khachar”, janë përdorur historikisht nga të krishterët armenë si monumente përkujtimi për të vdekurit ose për ta shënuar vendndodhjen e ngjarjeve të rëndësishme.

Gurët e shkatërruar duke u hedhur nga kamioni më 2005

Sipas traditës armene, asnjë “khachar” nuk duhet të jetë i njëjtë me tjetrin dhe të gjithë janë të shenjtë. Në ta shpesh gjenden figura mitike, identiteti i të cilave ka humbur me kohën.

- Advertisement -

Që nga shpërthimi i luftës së parë për Nagorno-Karabakun mes armenëve dhe azerëve në fund të viteve të tetëdhjeta, monumentet shpesh janë bërë viktima të debatit të ashpër për atë se kush ka trashëgimi më të fuqishme historike në tokën e kontestuar.

Në kryeqytetin e Armenisë, Yerevan, një xhami azere u shkatërrua në fillim të viteve të nëntëdhjeta, ndërsa monumentet islamike u emërtuan si monumente perse. Në kryeqytetin e Azerbajaxhanit, Baku, autoritetet e shkatërruan një kishtë historike armene.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit