7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

E turpshme për Drenicën festa deri në dalldisje pse u mposht familja Jashari

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Zgjedhjet janë vet Demokracia. Edhe Drenica zgjidhi kënd deshi. Por, festa në ekstazë, dalldisja pse u mposht djali i Hamëz Jasharit, Bekimi është e pakuptimtë.

Janë disa zgjedhje që duhet të kalojnë në heshtje. Paj duke u skuqë nga sikleti që dikush tjetër ua mbushi mendjen më tepër.

Por, në Drenicë ndodhi festa më e madhe në vend. Festë që e hoqët qafe familjen Jashari, apo? Kfilluni o të mjerë.

- Advertisement -

Pa sakrificën e familjes Jashari, Skënderaj ende do të quhej Serbicë, ndërsa Kosova, Kosmet.

Ata janë vet liria. Kosova iu ka borxh deri në pafundësi çdo gjë. Nuk mund të gëzohet askush pse u mposht Bekimi. Ai ka punuat me zell për tua përmbushë jetën, ndërsa nuk është akuzu për asgjë të keqe asnjëherë.

- Advertisement -

Të gjithë ju që jeni dalldisë, shkoni përkuluni para Jasharajve dhe kërkoni falje. Do t’jua falin, pasi për ta liria jonë ishte shumë e shtrenjtë. Pas faljes, gëzojeni lirinë sa të doni, lirinë që na dhuruan kjo familje legjendare, me plot bashkëIuftëtarë tjerë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit