Kjo ishte vërtetë e papritur, por gjyqtarët i kanë dhënë fitoren Dominic Boesel ndaj Robin Haxhi Krasniqit.
Pavarësisht që u mendua se Krasniqi dominoi në shumicën e raundeve, kështu nuk menduan gjyqtarët që i dhanë fitoren gjermanit, shkruan lajmi.net.
Derbi ishte i baraspeshuar mes dy boksierëve, ku Krasniqi dha goditje më të shpeshta dhe të rrezikshme për 12 raunde.
Por, në fund, fitues i këtij takimi, u shpall nga gjyqtarët që nuk menduan kështu dhe i dhuruan fitoren Boeselit.
Kështu, Boesel tani është kampion i ri i botës për titullin IBO.