3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

E zbulojnë mediat serbe: Ky është misioni i emisarit të Trumpit për Kosovën, por Gjermania?

Rekomandime

Portali serb “Blic” ka publikuar një analizë të detyrave me të cilat mund të merret i dërguari special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell.

Emërimi i të dërguarit special të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ambasador i tanishëm i SHBA-së në Gjermani, ka krijuar dy tema – se SHBA dëshiron që më parë të arrijë një zgjidhje për Kosovën dhe se korrigjimi i kufijve përsëri mund të kthehet në tavolinën e bisedimeve, shkruan “Blic”.

- Advertisement -

Edhe pse për korrigjimin e kufijve nuk flitet në qarqet zyrtare, në sytë e ekspertëve për Ballkanin nuk bëhet fjalë për një temë të heshtur. Aq më tepër, nëse merret parasysh fakti se Grenell është emëruar për të dërguar special direkt nga posti i ambasadorit në Berlin.

Kurse, Berlini është pikërisht kundërshtuesi më i madh i idesë së korrigjimit të kufijve.

Për dallim nga zyrtarët gjermanë, amerikanët në kohën e fundit kanë qenë dukshëm më të zbutur në qëndrimet e tyre, duke thënë se për ta është e pranueshme një zgjidhje tek e cila arrijnë Beogradi dhe Prishtina, pa e përjashtuar mundësinë e ndryshimit të kufijve.

- Advertisement -

“Blic” shkruan se Grenell pa dyshim se do të merret me temën e dialogut si person i afërt me presidentin amerikan Trump, por opinioni ka hapur një tjetër pyetje – nëse detyra e tij speciale në raport me Gjermaninë, është ndryshimi i qëndrimit të tyre sa i përket ndryshimit të kufijve.

Kjo është sugjeruar për “Blic” nga qarqet diplomatike të cilat përmendin “kartën” të cilën mund ta luajnë tani SHBA-të.

- Advertisement -

“Grenell është në Berlin nga viti 2017 dhe nuk i ka të panjohura qëndrimet e Gjermanisë sa i përket Ballkanit Perëndimor, por edhe problemit të Kosovës që në vitet e fundit është bërë sinonim i rajonit që duhet të sillet në rend. Ai i ka të njohura edhe qëndrimet e kancelares Angela Merkel e cila është e vendosur se nuk do të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan”, citohen burime të “Blic”.

Nga ana tjetër, amerikanët duket se kërkojnë zgjidhje, sa më shpejtë që është e mundur duke marrë parasysh edhe faktin se Bashkimi Evropian edhe pse kryeson dialogun, nuk ka arritur rezultat të konsiderueshëm rreth tij.

Andaj, interesimi i shtuar i SHBA-së për një zgjidhje përfundimtare të çështjes së Kosovës – i konfirmuar edhe me letrat e presidentit Trump për presidentët e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Serbisë, Aleksandar Vuçiq në vitin e kaluar – sugjeron se për ta është e pranueshme një zgjidhje për të cilën pajtohen Beogradi dhe Prishtina.

Në muajt e fundit me ton të ngjashëm, nuk kishte pothuajse asnjë deklaratë zyrtare nga SHBA-të e cila e përjashtonte mundësinë që zgjidhja për Kosovën ta përfshijë edhe korrigjimin e kufijve.

Kësaj duhet shtuar edhe faktin e emërimit të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, që ishte e befasishme, e pastaj edhe emërimin e të dërguarit tjetër special të presidentit Trump për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, që ishte befasi edhe më e madhe.

“Blic” shkruan se këto janë shenja se mbi të gjitha Donald Trump dëshiron t’ia shkruajë vetes meritat e zgjidhjes së një problemi që vazhdon të zgjasë tashmë dy dekada, para se të afrohet fushata për zgjedhje të reja presidenciale në SHBA.

Mbi të gjitha, së paku kur bëhet fjalë për SHBA-në, korrigjimi i kufijve mund të hyjë në konsideratë si zgjidhje e mundshme, nëse ekziston pajtimi i dy negociatorëve politik të Beogradit dhe Prishtinës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit