Në emisionin Pressing në T7, ish-komandanti i UCK’së në Drenicë, Sami Lushtaku, ka treguar për herë të parë se në vitin 1991, presidenti Ibrahim Rugova e ka pritur në Zvicës komandantin Adem Jashari.
Lushtaku thotë se më herët nuk është përmendur ky rast, por në fillim të ’90-tave Rugova e Jashari janë takuar në Zvicër.
“Kemi shku në Zvicër me Adem Jasharin. Atje e kemi taku qeverinë edhe Ibrahim Rugovën. Unë jo, por Ademi (Jashari) e ka taku Rugovën në vitin ‘91”, ka thënë Lushtaku në Pressing.
Ai tregon se ishte arratisur përmes aeroportit të Shkupit dhe po shoqërohej nga Adem Jashari. Kur kanë arritur në Zvicër, sipas Lushtakut, janë pritur nga qeveria në ekzil e Kosovës dhe vetë presidenti Rugova.
“Nuk e kemi ditë që atje e pret Rugova. Kur kemi shku në aeroport na ka pritur Imer Berisha.
Atje na ka pritur edhe Ibrahim Rugova”, ka treguar Lushtaku.