Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti e ka uruar Hashim Thaçin me rastin e 53-vjetorit të lindjes së tij.
Përmes një postimi në “Facebook”, Haliti ka thënë se shpreson se ditëlindjen e radhës të Thaçit ta festojnë në rrethana më të mira për ish-presidentin.
“Hashim, miku im i çmuar, urime ditëlindja! Edhe 100 të gëzueshme! Shpresoj që të radhës ta festojmë në Kosovë, në rrethana më të mira për Ju, familjen dhe për qytetarët e vendit”, ka shkruar Haliti.
Ish-presidenti Hashim Thaçi aktualisht gjendet në paraburgim në Hagë.