5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Edhe 100 vendvotime mbetën pa u rinumëruar, ja si qëndron NISMA aktualisht

Rekomandime

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se janë rinumëruar 1307 vendvotime dhe kanë mbetur të rinumërohen edhe 100 të tilla, të cilat pritet të përfundojnë gjatë ditës së nesërme.

- Advertisement -

Në një përgjigje për Gazeta Blic, Elezi ka treguar se deri më sot, janë rinumëruar gjithsejt 92.89% të vendvotimeve.“Në QNR po vazhdon procesi i rinumërimi të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i dhe sipas të dhënave të fundit, vetëm sot (e diele) deri në orën 16 janë rinumëruar 67 vendvotime.

Në përgjithësi, numri i vendvotimeve që janë rinumëruar nga pasditja e 13 nëntorit dhe deri më tani është: 1307 vendvotime apo 92.89%. Kanë mbetur edhe 100 vendvotime për t’u rinumëruar dhe ky proces pritet të përmbyllet deri nesër, e diele”, ka thënë Elezi.

Gjatë ditës së djeshme, NISMA kishte qenë 30 vota mbi prag, teksa pas rinumërimit të 67 vendvotimeve që janë bërë sot, partia e Limajt është duke qëndruar sërish mbi prag, me vetëm 25 vota.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit