0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Edhe katër shqiptarë paraqiten si viktima të Salih Mustafës në Gjykatën Speciale

Rekomandime

Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave në Gjykatën Speciale ka pranuar aplikacionet e treta të personave që po pretendojnë se janë viktima në rastin e Salih Mustafës, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave ka bërë të ditur se deri më tani katër persona të përkatësisë etnike shqiptare kanë aplikuar për statusin e viktimës në këtë rast.

“Parashtruesi Viktima-10/05 është i përkatësisë etnike shqiptare dhe pretendon të jetë viktimë e drejtpërdrejtë, ndalimi i paligjshëm, trajtimi mizor dhe torturat në kompleksin e paraburgimit në Zllash brenda periudhës përkatëse. Ai pretendon të ketë vuajtur dëmtime fizike, mendore dhe materiale”, thuhet në njërin prej raporteve për njërin prej aplikantëve.

Edhe tri aplikantë të tjerë, sipas njoftimit pretendojnë se kanë pësuar dëmtim mendor nga tortura e Salih Mustafës.

- Advertisement -

Aplikantët Viktima-11/05, Viktima-12/05 dhe Viktima-13/05 janë shqiptare nga përkatësia etnike dhe pretendojnë të jenë viktima indirekte të ndalimit, torturës dhe vrasjes së paligjshmenë kompleksin e paraburgimit në Zllash brenda periudhës përkatëse. Të gjitha aplikantët pretendojnë se kanë pësuar dëmtim mendor”, thuhet në raportin tjetër për tri viktimat tjera të pretenduara.

Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave ndërkaq i ka rekomanduar Gjykatësit Paraprak që t’i pranojë të katër aplikacionet.

- Advertisement -

Ndryshe, procedura paragjyqësore në rastin e Salih Mustafës është afër përfundimit.

Specialja dje me anë të një komunikate për media ka konfirmuar se ka caktuar Trupin Gjykues të përbërë prej Roland Dekers, Mapi Feld-Folia, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (rezervë) në Trupin Gjykues I.

Ky caktim u bë pas njoftimit prej Gjykatësit të Procedurës Paraprake se dosja e plotë e çështjes Prokurori i Specializuar k. Salih Mustafës (KSC-BC-2020-05) do të jetë gati për t‘iu kaluar Trupit Gjykues më 7 maj 2021.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit