Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vendosur që komuna e Malishevës të karantinohet.
Në fjalën e tij në seancën e Kuvendit që është duke vazhduar, Kurti tha se që nga paslufta kjo është situata më pazakontë në të cilën është gjendur vendit.
“Si qeveri sonte duhet të marrim vendimin në mënyrë elektronike që Malisheva të jetë në gjendje të njejtë sikur Klina e Vitia”, deklaroi Kurti.
Ditën e sotme u konfirmua se një 37 vjeçare nga Malisheva është infketuar me koronavirus. Ajo ishte kthyer në Kosovë së fundi nga Italia.