7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Edhe ministrat Konjufca, Reka dhe Haxhiu japin gjysmën e rrogës për luftimin e Covid 19

Rekomandime

Tre ministrat e Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu, Glauk Konjufca dhe Blerim Reka njoftojnë se do ta japin gjysmën e pagës së tyre për luftimin e virusit Covid 19.

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka shkruar se do të ndjekë shembullin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, duke lënë në fondin e Qeverisë për luftimin e pandemisë, gjysëm e pagës së tij, transmeton Gazeta Express.

“Duke u nisur nga fakti se po jetojmë në kohë pandemie dhe duke ndjekur shembullin e Kryeministrit Albin Kurti kam vendosur që edhe unë si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të ndaj gjysmën e pagës në përkrahje të institucioneve në betejën kundër Covid-19. Bashkë do t’ia dalim! Të qëndrojmë të fortë në këtë sfidë. Mirënjohje dhe respekt për të gjithë mërgatën që po dhurojnë para në fondin e menaxhimit të pandemisë “, a shkruar Konjufca në Facebook.

Ministri në detyrë i Integrimeve Evropane, Blerim Reka, thotë se “me modestinë e tij” gjysmën e pagës do t’ia dhurojë fondit, që Qeveria e ka krijuar ditë më parë.

- Advertisement -

“Duke bashkëndje me popullin tim, që po kalon një pandemi vdekjeprurëse, me modestinë time e jap gjysmën e pagës mujore per fondin e luftimit te virusit Covid-19”, shkruan Reka.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se ajo bashkë me kabinetin e saj do ta japin gjysmën e rrogës.

- Advertisement -

“Solidariteti dhe mbështetja për njëri tjetrin në këto momente të vështira është shumë e rëndësishme.

Prandaj unë së bashku me kabinetin tim, do i bashkëngjitemi nismës së Kryeministrit për kontribut financiar në betejën kundër COVID-19.

Së bashku do ta kalojmë këtë sfidë!”, ka shkruar ministrja Haxhiu, duke kërkuar të qëndroni në shtëpi.

Nismës për dhënien e gjysmës së pagës për luftimin e pandemisë e ka nisur kryeministri Kurti, e e kanë ndjekur edhe disa deputetë të Lëvizjës Vetëvendosje. Së fundmi deputeti Shpejtim Bulliqi njoftoi se ta japë 50 për qind të pagës mujore, e para tij njoftuan deputetët Eman Rrahmani, Fitore Pacolli, Fitim Uka e disa të tjerë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit