1.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Edhe Norvegjia kishte marrë hua qeli burgjesh nga një vend tjetër – por çfarë kishte ndodhur atëherë?

Rekomandime

Danimarka planifikon të marrë hua 300 qeli të burgjeve në Kosovë. Në bazë të asaj marrëveshjeje, thuhet se danezët do të marrin me qira qelitë për të zgjeruar kapacitetet e burgjeve të veta.

Sipas njoftimit të publikuar nga Ministria e Drejtësisë e Danimarkës, kjo marrëveshje do të jetë për një kohë të caktuar, derisa të përmirësohet gjendja me burgjet daneze.

- Advertisement -

Por, një rast i tillë ka ndodh para shtatë vjetëve edhe mes Holandës dhe Norvegjisë.

Kjo e fundit kishte dërguar të burgosurit në burgjet holandeze për të lehtësuar mbipopullimin dhe për të kryer punët urgjente rreth mirëmbajtjeje.

Sipas një analize të qeverisë norvegjeze në vitin 2013, asaj i nevojiteshin një numër i madh i punimeve të rinovimit që do të kushtojnë rreth 4.4 miliardë NOK (512 milionë euro) dhe do të përfshinin mbylljen e përkohshme të disa burgjeve.

- Advertisement -

Kjo ka bërë që të merrte me hua 300 qeli nga holandezët, të cilët vetë kishin marrë me qira qeli në vitin 2009 në Belgjikë, raporton bbc.

Sipas marrëveshjes, të burgosurit do të ruheshin nga gardianët holandezë, por drejtori do të ishte norvegjez.

- Advertisement -

Veç kësaj, të burgosurit norvegjezë do të kryenin dënimet e tyre në territorin holandez sipas ligjit norvegjez të vitit 2015; asnjë i burgosur që paraqet rrezik sigurie nuk do të dërgohej në Holandë; si dhe asnjë i burgosur norvegjez nuk do të lirohej prej autoriteteve holandeze.

Marrëveshja kishte përfunduar pas tre vjetëve, kur Ministri i atëhershëm i Drejtësisë së Norvegjisë, Per-Willy Amundsen kishte njoftuar para festave të Krishtlindjeve se qeveria konservatore norvegjeze gjatë vjeshtës së vitit të ardhshëm do të rikthente të burgosurit prej burgjeve holandeze.

“Listat e pritjes për të dënuarit që duhet të vuanin dënimin në burg janë shkurtuar”, tha Amundsen, duke e quajtur marrëveshjen për dhënien me qira të qelive nga autoritetet holandeze, si “sukses më të madh nga sa kishte pritur qeveria”.

Marrëveshja e marrjes hua të qelive mund të zgjaste deri në vitin 2019, por përfundoi siç ishte planifikuar, nga 1 shtatori i vitit 2018.

Ndryshe, theksojmë se për periudhën trevjeçare Norvegjia e ka paguar shtetin e Holandës mbi 121 milionë euro për shfrytëzimin e qelive të burgjeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit