Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se gjatë dy ditëve të ardhshme parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore. Reshjet më intensitet mesatar priten të bien në vise të larta kodrinore-malore.
Kjo situatë meteorologjike me këtë mot të ftohtë do të vazhdojë të paktën për tetë ditë të ardhshme dhe vije si pasojë e prezencës së masave ajrore të fuqishme me origjinë nga veriu i kontinentit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s.