1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Edhe Vuçiq deklarohet pas Shfuqizimit të reciprocitetit

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se është ide e mirë heqja e të gjitha pengesave tregtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky reagim i presidentit serb, vjen pak kohë pasi Qeveria e Kosovës votoi për heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, që ishin vendosur më 1 prill.

- Advertisement -

(Presidenti i Kosovës, Hashim) Thaçi e bëri këtë sepse donte të thoshte ‘nuk më intereson BE-ja, më intereson vetëm SHBA-ja’. Ne nuk jemi në të njëjtin pozicion.

Ne mendojmë se (Kosova) është fëmija i tyre (SHBA-së).

Nga ana tjetër, është një ide e mirë për të hequr të gjitha pengesat tregtare midis Prishtinës dhe Beogradit.

- Advertisement -

Unë thjesht dua të theksoj se ne nuk jemi në të njëjtin pozicion”, tha Vuçiq gjatë një interviste dhënë sot për televizionin serb, Prva.

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti tha se shfuqizimi i vendimit për masat e reciprocitetit, është bërë për t’i hequr të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut, transmeton REL.

- Advertisement -

Por, ai kërkoi që edhe Serbia të heqë pengesat, siç është fushata për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.

Fillimisht taksa 100 për qind e vendosur në fund të vitit 2018 dhe më pas reciprociteti i vendosur ndaj Serbisë në prill të këtij viti, janë parë si pengesa për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë në fund të vitit 2018, kur u vendos taksa 100 për qind. Beogradi ka kërkuar heqjen e të gjitha pengesave, në këmbim të kthimit në tavolinën e bisedimeve.

Qeveria Hoti heq reciprocitetin me Serbinë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit