11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Edi Rama ‘fshehurazi’ ja uroi fitoren Aleksandër Vuçiqit, ja çfarë shkruan media serbe

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka marrë urime nga zyrtarë të shumtë botërorë pas fitores në zgjedhjet presidenciale të zhvilluara ditën e 3 prillit.

Mes krerëve të shteteve që kanë uruar Vuçiç janë Vladimir Putin, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

- Advertisement -

Media serbe Kurir, shkruan se mes liderëve që e kanë uruar, është dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Publikisht, kryeministri Rama nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me zgjedhjet në Serbi.

Urime Presidentit Vuçiç deri më tani i kanë dërguar Presidenti i Republikës Franceze Emanuel Macron, Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin, Presidenti i Republikës Çeke Miloš Zeman, Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev dhe presidenti i Republika e Kroacisë Zoran Milanovic. Urimet nga Hungaria u dërguan nga presidenti Katalin Novak dhe kryeministri Viktor Orban, dhe në emër të Republikës së Sllovenisë presidenti Borut Pahor dhe kryeministri Janez Jansha. Presidenti Vuçiç ka pranuar urime edhe nga kancelari i Republikës së Austrisë, Karl Nehamer, nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, si dhe nga kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Urimet në emër të mbretit të Bahreinit u dërguan nga Sheikh Nasser bin Hamad bin Isa al Khalifa. Edhe anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka uruar presidentin Vuçiq për fitoren e tij në zgjedhje” – shkruhet në artikullin e Kurir.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit