1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Edi Rama lajmërohet me një ‘thumb’, pasi Berisha mbush “Air Albanian” me demokratë

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur që të publikojë një thënie të Emil Cioran, pikërisht në momentet kur po mbahet një Kuvend i Partisë Demokratike të Shqipërisë i organizuar nga ish-kreu i saj, Sali Berisha, e ku janë mbledhur mbi 4 mijë demokratë.

- Advertisement -

Në këtë thënie të Cioran, e të cilën duket se Rama e ka publikuar si ‘thumb’ për Berishën, thuhet se “në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzorë mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë?”.

“THËNIE E DITËS: Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë? Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s’ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës. Emil Cioran”, ka shkruar Rama në ‘facebook”.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, pasi ka marrë një goditje të fuqishme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka nisur përpjekjen e tij për të marrë në dorë PD-në, pavarësisht paralajmërimeve nga Washingtoni se një gjë e tillë do t’i krijojë probleme demokratëve, meqë një lider i shpallur non grata nga Amerika s’do të përfillet nga zyrtarët e lartë të shtetit amerikan.

- Advertisement -

Berisha pasi ishte shpallur non grata, betejën e tij kundër sekretarit të shtetit amerikan, Anthony Blinken, e kishte vazhduar në një Gjykatë në Francë, megjithatë s’dihet asgjë lidhur me atë se si ka vijuar një proces i tillë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit