1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Edi Rama në televizionin Grek: S’ka marrëveshje me ju, krenar që jam mik me Erdoganin

Rekomandime

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek “Mega” foli për çështjen e detit me Greqinë.

- Advertisement -

Rama tha se nga Italia dhe Egjipti, në rastin e Shqipërisë, Greqia duhet të bëjë marrëveshje për zgjerimin e vijës bregdetare, pasi nuk ekziston një e tillë.

“Ne nuk e mirëpritëm asnjë marrëveshje. Ne sapo kaluam një përvojë absurde tipike ballkanike dhe klasike të patriotizmit të rremë, i cili ndezi formën më ekstreme të zjarrit, pasi Kryeministri juaj iu drejtua parlamentit, gjatë diskutimit të marrëveshjeve detare me Italinë dhe Egjiptin. Kishte një diskutim në lidhje me të drejtën e vendit për të zgjatur ujërat territoriale në 12 milje, e cila bazohet në traktatin ndërkombëtar të Montegos. Çdo vend që ka dalje në det ka të drejtën dhe nuk është diçka për të cilën negocioni ose kërkoni nga të tjerët të zgjerojnë ujërat tuaja atje ku është e mundur.

Kur kjo nuk është e mundur, vendet duhet të vijnë në një marrëveshje, ndërsa çështja midis Greqisë dhe Shqipërisë është e veçantë, sepse të dy vendet nuk mund të vazhdojnë me zgjerimin e tyre në mënyrë të njëanshme, pa marrëveshjen ndërmjet tyre, sepse natyrisht një gjë e tillë nuk është e mundur. Ne jemi pranë njëri-tjetrit, nuk mund të bëjmë gjëra vetëm ose nuk mund të jetojmë pa e kuptuar dhe pa respektuar faktin që tjetri është pranë nesh. Ne duhet të arrijmë një marrëveshje dhe jam i bindur që do të gjejmë një zgjidhje.”

- Advertisement -

Rama shtoi se nuk e kam fshehur që është mik i presidentit Erdogan.

“Kurrë nuk e kam fshehur që është miku im presidenti Erdogan. Jam krenar që e kam mik. Greqia dhe Turqia janë dy vende mjaft të afta të zgjidhin vetë çështjet e hapura. Mesa duket kanë pikëpamje kontradiktore, por është në interes dypalësh të përbashkët të zgjidhin konfliktet e të ndërtojnë së bashku të ardhmen. Nuk është e vërtet që nuk lejojmë vetëpërcaktimin e minoritarëve, së shpejti projektligj i ri për këtë çështje. Problemet me pronat janë të ngjashme me të gjithë shqiptarëve, kemi trashëguar një situatë kaotike nga e kaluara.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit