0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Edi Ramës i vjen kërkesa e prerë për Kosovën, ja çfarë i kërkohet

Rekomandime

“Askush, asnjë mjet që hyn e del nga Mali i Zi në Shqipëri, nga Greqia apo Maqedonia, nuk paguan taksë diskriminimi e urrejtje tek qeveria Rama veç banorëve të Kukësit, Hasit dhe Kosovës. Vetëm Kosova është e padashur për Edi Ramen. Ai nuk guxoi tu vendosë taksë Vlonjatve me hy në Tiranë as Shkodranëve as Korçarëve por veç banorëve të Kosovës e të rajonit të Kukësit. Kjo quhet taksa e urrejtjes dhe e përbuzjes”, thotë publicisti, Rexhep Shahu për “Kosova Sot Online”.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ia ka kujtuar homologut të tij në Shqipëri, Edi Ramës, dëmet që ia shkakton Kosovës taksa e vendosur në Rrugën e Kombit.

- Advertisement -

Është gabim i madh vendosja e taksës në Rrugën e Kombit, dhe e çmimit për skaner për një transportues 42 euro, dhe kjo ka rezultuar me 13 milionë euro taksë për shkëmbimet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sikurse këto 13 milionë euro t’i kishim investuar në lehtësirat e qarkullimit të ndërsjellë jam i sigurt që prej atyre 450 milionëve Shqipëria do të mund të ishte rritur shumë. Kjo tregon se ne nuk i kemi kryer detyrat e shtëpisë Kosovë – Shqipëri por përkundrazi i kemi vendosur vetës pengesa duke e fajësuar njëri tjetrin”, ka thënë Haradinaj.

E lidhur me këtë, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti dhe publicisti nga Shqipëria, Rexhep Shahu.

- Advertisement -

Shahu ka treguar se si taksa me të cilën ngarkohen kosovarët është selektive, dhe nuk zbatohet për qytetarët e shteteve të tjera në fqinjësi, të Malit të Zi dhe Maqedonisë, por vetëm për kosovarët të cilët paguajnë dy trefishin e kostos vjetore të mirëmbajtjes së Udhës së Kombit.

Rexhep Shahu

8 milionë euro është kostoja e mirëmbajtjes së Udhës se Kombit dhe këtë vlerë qeveria e Tiranes ia jep koncensionarit. Kur vetëm nga mjetet e rënda të Kosovës, koncensionari i Edi Rames merr 13 milionë euro, përfytyron sa merr dhe nga mjetet e Shqipërisë”, thotë publicisti Shahu për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas tij, kjo taksë diskriminuese godet vetëm kosovarët dhe qytetarët e Shqipërisë të zonës veriore që kufizohet me Kosovën.

Askush, asnjë mjet që hyn e del nga Mali i Zi në Shqipëri, nga Greqia apo Maqedonia, nuk paguan taksë diskriminimi e urrejtje tek qeveria Rama veç banorëve të Kukësit, Hasit dhe Kosovës. Vetëm Kosova është e padashur për Edi Ramen. Ai nuk guxoi tu vendosë taksë Vlonjatve me hy në Tiranë as Shkodranëve as Korçarëve, por veç banorëve të Kosovës e të rajonit të Kukësit. Kjo quhet taksa e urrejtjes dhe e përbuzjes”, shton Shahu për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Rruga e Kombit që u bë ishte udha e bashkimit kombëtar, por si e tillë nuk po i konvenon dhe po kundërshtohet nga regjimi i Edi Ramës.

Por duket se qeveria e Tiranës kërkon që nga Greqia dhe Maqedonia të hyjnë mjetet makinat pa taksa shtesë përbuzëse si në Kalimash që quhet kufiri i Edi Rames për Kosovën e Kukësin. Banorët e Kukësit e kanë kundërshtuar por qeveria e Tiranes shikon vetëm ku ka elektoratin e vet socialist.

Rruga e kombit nuk është ndërtuar me kredi, as me koncension, është ndërtuar md taksat e shqiptarëve me buxhetin e shtetit shqiptar.

Për shkak se është Rruga e Kombit dhe lidh Kosovën me Shqipërinë, ajo rrugë nuk duhet të kishte kurrë taksë nëse shqiptarët do të qeveriseshin nga një qeveri që mendon kombëtarisht për bashkëpunimin pa pengesa të dy pjesëve të kombit”, përfundon analisti dhe publicisti, Rexhep Shahu për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit