11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

EkskIuzive: Të dyshuarit për vrasjen në tentativë janë djemtë e pronarit të koIegjit të njohur privat

Rekomandime

Mbrëmë është raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Talinoc i Muhaxherëve në Ferizaj, ku një person është rrahur dhe është therur disa herë me thikë nga dy vëllezër. Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e veta brenda Prokurorisë se bëhet fjalë për vëllezërit Ardit dhe Armend Berisha.

Ardit Berisha
Armend Berisha

Mësohet se gjithçka ka nisur pas një konflikti verbal e që më pas dy të dyshuarit kanë goditur me mjete të forta viktimën dhe më pas Arditi dyshohet se e ka goditur 35-vjeçarin me mjet të mprehtë disa herë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Qendrës Emergjente në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj kanë bërë me dije se pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

- Advertisement -

Ndryshe, dy të dyshuarit janë djemtë e njërit prej pronarëve të shkollës fillore dhe të mesme private ‘Universum‘, Sedat Berisha./Sinjali

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit