4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ekskluzive- Bankat fituan me 2022 mbi 136 milionë euro, norma e fitimit 44.5 për qind, Kosova ime siguron raportin

Rekomandime

Kosova ime ka siguruar raportin preliminar të bankave për fitimet gjatë vitit 2022.

- Advertisement -

Secila bankë në Kosovë ka arritur fitime të majme. Fitimet e përgjithshme neto të bankave shkojnë në 136 milionë euro, shkruan Kosova ime.

Në bazë të raportit, i cili nuk është publikur ende nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), fitimet kryesore të bankave vijnë nga kamatat. Kosovarët iu kanë paguar bankave kamata për vitin e fundit plot 262.7 milionë euro. Ndërkohë, bankat kanë paguar kamata vetëm 26 milionë euro apo dhjetë fish më pak. Pra, BQK i ka lejuar bankat që të kenë fitime bruto nga kamatat në vlerën prej 993 për qind!!!

Më së tepërmi kosovarët i kanë paguar kamata Raiffeisen Bankës (RZB), plot 54.7 milionë euro, ndërsa RZB ka paguar kamata vetëm 2.18 milionë euro apo mbi 95 për qind më pak. Kjo i ka siguruar kësaj banke fitim të pastër prej 27 milionë eurosh, raporton Kosova ime.

- Advertisement -

Megjithatë, RZB nuk ka arritur të ketë fitimin neto më të lartin, pas është një bankë tjetër që e ka tejkaluar. Banka sllovene NLB ka arritur të fitojë vetëm për një vit mbi 32 milionë euro. Punët nuk i ka keq as ProCredit Bank që ka arrtitur të fitjë mbi 20 milionë euro, aq sa kanë fituar përafërsisht secila edhe dy bankat turke, BKT dhe TEB, pra rreth 20 milionë euro secila.

Fitime të majme kanë siguruar edhe dy bankat ku dominon kapitali vendor, përkatësisht Banka Ekonomike duke fituar 10 milionë euro dhe Banka Private e Biznesit, me 7.38 milionë euro.

- Advertisement -

TEB banka ka fituar nga kamatat 35.75 milionë euro, ndërsa ka paguar vetëm 500 mijë euro për kamata apo 70 herë më pak.

Plackitje masive nga bankat ndaj kosovarëve po ndodhë edhe kur bëhet fjalë për komisione dhe tarifa. Bankat kanë siguruar të hyra nga tarifat dhe komisionet 90 milionë euro për një vit, ndërsa kanë pasë shpenzime vetëm 35.4 milionë euro. BQK i ka lejuar bankat që të kenë fitime bruto në këtë kategori prej 254 për qind!!!

Bankat në vitin 2022 kanë pasur të hyra totale në vlerën prej 306.5 milionë eurosh, ndërsa shpenzime prej 170 milionë eurosh. Pra, fitimi neto, pas zbritjes së të gjitha shpenzimeve dhe tatimeve është 44.5 për qind, që tekalon cdo lloj fajdeje, shkruan Kosova ime.

BQK nuk ka ndërmarrë deri tash asnjë masë që të ndryshojë dicka dhe të ndalojë këtë plackë që po iu bëhet qytetarëve.

Ndërkohë, bankat në vitin 2023 kanë vazdhuar me avazin e vjetër. Tashmë kanë rritur kamatat me 2 për qind, apo 25 për qind të vlerës së kamatës. Kjo nënkupton që fitimet për këtë vit mund ti ofrohen 200 milionë eurove. Në bazë të kësaj ecurie, fitimet neto do të jetë mbi 50 për qind për secilin shpenzim që ato kanë. Norma të tilla fitimi nuk i kanë as diIerët e dr0gës./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit