1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ekskluzive: Dokumenti që tregon origjinën e minishengenit dhe manipulimet e Edi Ramës

Rekomandime

Gazeta Express ka siguruar një kabllogram që tregon origjinën e iniciativës që njihet si “minishengeni ballkanik”, të cilën po tentojnë ta jetësojnë Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Në bazë të këtij dokumenti, prapa kësaj ideje qëndron Fondacioni për Shoqëri të Hapur i miliarderit George Soros. Në letër, ideja është hedhur nga ish-zyrtarja e lartë e State Departamentit Victoria Nuland, ndërkohë që në terren e ka shtyrë Alexander Soros, djali i miliarderit të famshëm, i cili është vizitor i shpeshtë në rajon.

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vendosur t’i qërojë hesapet me Kosovën dhe përfaqësuesit të saj. Teksa po mundohet që bashkë me kolegët e tij Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ta jetësojë këtë ide, që Kosova ka vendosur ta refuzojë për shkak të dominimit serb dhe relativizimit të shtetësisë së saj, Rama po e bën edhe manipulime të mëdha.

Ai po e paraqet këtë iniciativë duke bërë krahasime me takimet BE – Ballkani Perëndimor ku Gjermania dhe Franca si dy motorët kryesorë të unionit mbledhin ballkanasit, përfshirë Kosovën e Serbinë, për t’i mbajtur me shpresë për eurointegrimet. Manipulimi tjetër është se Rama në adresimet para gazetarëve po thotë se me refuzimin e saj Kosova po armiqësohet me BE dhe SHBA’të.

Por, nga dokumenti që e ka siguruar Gazeta Express del se kjo nuk është fare e vërtetë. Iniciativa nuk është e sponsoruar nga Amerika dhe Europa, por nga një miliarder. Shtetet e Bashkuara të Amerikës thuhet se e mbështesin këtë iniciativë vetëm në parim, pasi ato inkurajojnë bashkëpunimin rajonal, por sic e kanë potencuar vetëm nëse një gjë e tillë i përfshin të gjithë. Madje edhe kur Rama ia dha lirinë Vuçiqit ta shpjegojë idenë në Paris para Macronit, Presidenti francez e kishte pyetur nëse ajo është “all inclusive”.

- Advertisement -

Në dokumentin e MPJ’së që e ka parë Gazeta Express thuhet se “kjo iniciativë është ideuar nga Victoria Nuland (ish -zyrtare e lartë në State Department), që aktualisht është e angazhuar në sektorin privat dhe është sponsoruar nga Fondacioni për Shoqëri të hapur përkatësisht nga Alexander Soros”

Më tej, në dokument theksohet se përgatitjet intensive për këtë kanë filluar nga muaji shtator ndërkohë që rikujtohen edhe takimet e Nuland dhe Soros në Tiranë, Beograd dhe Shkup.

- Advertisement -

Dokumenti tërheq vërejtjen për rreziqet që i kanosen Kosovës në aspektin politik. Aty thuhet se Minishengeni i jep Serbisë mundësi që të dëshmohet si faktor konstruktiv në rajon pa përmbushur asnjë detyrim karshi Kosovës. Sugjerohet madje që Kosova t’i kundërvihet kësaj inciative në bashkëpunim me Shqipërinë dhe Malin e Zi për shkak se Podgorica ka refuzuar ose ka rezerva ndaj projektit. Por, sic po shihet tashmë Rama ka zgjedhur tjetër rrugë duke sulmuar Kosovën dhe duke bashkëpunuar me Vuçiqin.

“Nëse Kosova nuk reagon me kohë, ka rrezik që njohja reciproke, si produkt final i marrëveshjes Kosovë- Serbi, të zëvendësohet me qasje të barabartë në platforma të tilla. Kjo do t’i mundësonte Serbisë që rë avancoj në axhendën europiane pa e njohur Kosovën” thekson dokumenti. Aty po ashtu tërhiqet edhe vërejtja edhe për kostot ekonomike në dëm të Kosovës” theksohet në dokument.

Nisma për minishengen ka acaruar marrëdhëniet Kosovë -Shqipëri. Rama përvec sulmeve ndaj lidershipit kosovarë ka thënë se Serbia ka pranuar që kjo ide të jetësohet pa asnjë kusht, që është një dezinformatë nga ana e shefit të qeverisë shqiptare, pasi Serbia në format të tillë nuk do ta pranonte kurrë shtetësinë e Kosovës nisur madje as nga diçka elementare sic është ekspozimi i flamujve e as nuk do të mund të udhëtonin drejt Serbisë në takimet me rotative.

E pikërisht të shtunën që shkoi, kur Rama priti kolegët nga rajoni, Vuçiqin, Zaevin e Gjukanoviqin, në Tiranë ka qëndruar edhe Alexander Soros i cili muajve të fundit ka zhvilluar ‘shuttle diplomacy” në rajon duke flutuar sa në Beograd, sa në Prishtinë e Shkup.

Por si duket diplomacia e Soros nuk funksionoi. Kosova e refuzoi ftesën për të shkuar në Tiranë. Nëpërmjet një postimi në facebook duke thënë se pengesë për mospjesëmarrjen e Kosovës është Serbia e cila në mënyrë të vazhdueshme minon përpjekjet për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

“Rethanat që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad dhe në të dytin të mbajtur në Ohër, nuk kanë ndryshuar. Si rrjedhojë, unë si President i Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve shtetërore refuzoj pjesëmarrjen në takimin e tretë të këtij formati rajonal që mbahet në Tiranë” kishte shkruar Thaçi.

E në reagimin e tij Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha se e gjithë kjo iniciativë është e menduar që ta heq taksën 100 % që e ka vendosur ndaj mallrave serbe. Ndaj, kësaj erdhi menjëherë reagimi i Edi Ramës i cilia tha se Hardinaj është gënjeshtar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit