-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ekskluzive: Këta dy ministra votuan kundër masave të reja antiCOVID

Rekomandime

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla kanë votuar kundër vendimit për masat e reja të propozuara për luftimin e koronavirusit, kanë bërë të ditur burime të Gazetës Sinjali.

- Advertisement -

Të dy këta ministra janë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Qeveria Hoti ka mbajtur mbledhje elektronike për shqyrtuar propozim-vendimin me masat e reja, të propozuara nga kryeministri sot në një konferencë për media. Sipas Hotit këto masa do të hyjnë në fuqi të premten.

Masat e prezantuara ndahen në tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e portokalltë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

- Advertisement -

Komunat me rrezik të lartë të infeksionit janë ato që kanë mbi 150 persona të infektuar në 100.000 brenda javës. Këtu janë komuna e Prishtinës, Podujevës, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Mitrovicës, Fushë Kosovës, Shtime dhe Obliliqit.

Në këto komuna, kryeministri tha se i kanë marrë dy veprime: Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes së qytetarëve, do të ketë orë policore në këto komuna dhe ndalohen hyrjet daljet në këto komuna deri në ora 05:00.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit