-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

EKSKLUZIVE: LVV heq dorë nga MPB, merr MPJ’në

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja janë pajtuar për ndarjen e dy prej posteve të rëndësishme ministrore. Në takimin e sotëm, Kurti e Mustafa po definojnë edhe ndarjen e postit të presidentit.

- Advertisement -

Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar me burime se VV e LDK tashmë janë marrë vesh për të bashkëqeverisur.

Gjithçka pritet të zyrtarizohet pas pak, me të përfunduar takimi mes Albin Kurtit e Isa Mustafës që po ndodhë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, tashmë VV e LDK janë marrë vesh për ndarjen e Ministrive.

- Advertisement -

VV-ja ka hequr dorë nga Ministria e Punëve të Brendshme, pozitë e cila marrëveshja do të parasheh t’i takojë LDK-së. Derisa, Ministria e Jashtme do t’i takojë partisë së Albin Kurtit, shkruan Reporteri.net.

Të njëjtat burime i kanë thënë Gazetës Online “Reporteri.net” se Kurti dhe Mustafa sonte janë duke definuar për pozitën e Presidentit, post të cilin LDK-ja insiston ta ketë.

- Advertisement -

VV e LDK shenja bashkëpunimi kishin treguar gjatë mandatit të shkuar dhe paralajmërime për bashkëqeverisje kishin bërë edhe gjatë gjithë fushatës zgjedhore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit