Janë gjetur një pjesë mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.
Një burim brenda IML-së i ka thënë Gazetës Insajderi se “mostrat janë gjetur në frigorifer që nuk ka qenë funksional në një hapësirë e cila nuk ka qenë e mbuluar nga kamerat, nga shkallët emergjente”.
Gazeta Nacionale ka raportuar se mostrat janë kthyer aty ku kanë qenë më herët.