1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ekskluzive: PDK për t’u futur në qeveri kerkon ministri sa LDK dhe pozitën e presidentit

Rekomandime

PDK po kërkon që në këmbim të hyrjes në Qeveri t’i marrë ministritë aq sa i ka LDK’ja, si partia kryesore e koalicioni dhe pozitën e Presidentit.

- Advertisement -

Partia Demokratike ka vendosur çmim për t’u bërë pjesë e Qeverisë, pas disa muajve në opozitë, pasi i kaloi në pushtet 15 prej 20 vjetëve të pasluftës. Gazeta Express mëson se partia e Kadri Veselit, për të hyrë në Qeveri, po i kërkon ministritë aq sa i ka LDK’ja, që i bie gjashtë ministri.

Jashtë kabinetit qeveritar, PDK’ja dëshiron që të mos e lëshojë pozitën e Presidentit, të cilën e mban lideri i saj shumëvjeçar, Hashim Thaçi.

Lëvizjet kanë nisur, por nuk po dihet saktësisht se çka po ndodhë. Dje, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, që është pretendent për President, ka takuar presidentin e tanishëm Hashim Thaçin dhe kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin,

- Advertisement -

Ndërkaq, sot në Kuvend, Haradinaj i takoi partnerët e koalicionit; kreun e LDK’së, Isa Mustafën dhe atë të Nismës, Fatmir Limaj.

Zgjedhja e presidentit të ri ka afat deri në marsin e vitit 2021, por pritjet nga Haga, kanë nisur më herët kalkulimet. Nesër, më 24 tetor, është afati i fundit kur Tribunali Special e konfirmon ose e hedh poshtë aktakuzë ndaj Thaçit dhe Veselit, për krime lufte.

- Advertisement -

Deri tash, vetëm ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka shpallur kandidaturën e vet për president të vendit. Për të nuk kanë deklaruar përkrahje as partnerët e koalicionit e as PDK’ja. Për çështjen e presidentit, të gjithë akterët politikë thonë se do të flasin “kur të vijë koha”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit