1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ekskluzive: Situata në veri, Kosova dhe Serbia pajtohen për takim në Bruksel këtë javë, merr pjesë edhe përfaqësuesi amerikan

Rekomandime

Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë, ka konfirmuar ekskluzivisht për Gazetën Express se gjatë kesaj jave do të ketë takim në Bruksel në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, takim në të cilin do të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Ky takim në Bruksel vjen pas situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit të targave.

- Advertisement -

“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë ky zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë për Gazetën Express.

“Siç theksojnë ngjarjet e fundit, dallimet midis Kosovës dhe Serbisë, nëse lihen të pazgjidhura, do të pengojnë investimet e huaja dhe do të shpejtojnë ikjen e trurit, duke parandaluar ekonomitë kosovare dhe serbe të arrijnë potencialin e tyre të vërtetë dhe të bllokojnë integrimin e ardhshëm në institucionet evropiane”, deklaron tutje zëdhënësi i ambasadës.

SHBA ka thënë që të tjerët të mos kenë pritshmëri ndaj saj që të udhëzojë të dy palët të gjejnë një rrugëdalje drejt një marrëveshjeje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit