-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ekskuzive: Serbët e arrestuar në Istog, drejtësia kosovare i transferon në Veri të Mitrovicës

Rekomandime

Një javë pasi xhandarmëria serbe është futur ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës, një rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe të shtunën e 15 gushtit.

R.K, P.M, M.U dhe G.M, shtetas serbë, janë futur ilegalisht në bjeshkët e Moknës në Istog të shtunën.

- Advertisement -

Makina serbe bashkë me flamurin e Serbisë është futur në Mokën në territorin e Republikës së Kosovës.

Banorët e fshatrave të Istogut që ndodhen gjatë verës në këtë zonë malore kanë njoftuar Policinë e Kosovës.

E, pas një aksioni të menjëhershëm të ROSU me Policinë e Kosovës kufitare kanë arrestuar katër personat dhe kanë konfiskuar arsenal armësh.

- Advertisement -

Mirëpo, IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se të pandehurit janë transferuar për në qendrën e paraburgimit në Mitrovicën e Veriut, saktësisht në Zubin Potok.

IndeksOnline ka kontaktuar edhe me zëdhënësen e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhutin, e cila ka thënë se “Ju njoftoj se të pandehurit në fjalë janë në paraburgim në njërën nga Qendrat e Paraburgimit brenda Republikës së Kosovës”.

- Advertisement -

Ndryshe, R.K, P.M, M.U dhe G.M, iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Më parë e gjer me datë 15.08.2020, në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me nenin 5 par.1 të Ligjit për Armë (Ligji nr. 05/L-022) kanë mbajtur në pronësi dhe kontroll të paautorizuar armë nga të cilat me datë 15.08.2020, rreth orës 17:00, gjersa ishin së bashku në Bjeshkët e Istogut, kanë shkrepur disa herë në ajër duke shkaktuar frikësim dhe shqetësim te banorët e asaj ane, e të cilat armë pastaj i sekuestron policia”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Pejë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit