2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Eksperti amerikan ia paralajmëron Kurtin: Po bën një gabim të madh duke respektuar Erdoganin

Rekomandime

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir ka thënë se Albin Kurti po bën një gabim shumë të madh duke lavdëruar Erdoganin, të cilin ai e quan një diktator të pamëshirshëm që është i vendosur të përhapë agjendën e tij islamike në të gjithë Ballkanin.

Ben Meir me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar për çështjen e vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe thirrjet e presidentit turk, Erdogan ndaj Kurtit për shqyrtimin e këtij vendimi.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Kurti po bën një gabim shumë të madh duke lavdëruar Erdoganin, të cilin ai e quan një diktator të pamëshirshëm që është i vendosur të përhapë agjendën e tij islamike në të gjithë Ballkanin.

Madje, Ben Meir ka thënë se t’i premtosh Turqisë se do ta konsiderosh vendimin për vendin e ambasadës në Jeruzalem, është një mesazh i qartë se ku qëndron Kurti kur bëhet fjalë për strategjinë gjeopolitike, dhe ky sipas tij është hap i gabuar.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij në shqip dhe anglisht

- Advertisement -

Albin Kurti po bën një gabim të madh duke respektuar #Erdoganin, një diktator i pamëshirshëm që është i vendosur të përhapë axhendën e tij islamike në të gjithë Ballkanin. Premtimi ndaj Turqisë se “vendi ku do të vendoset ambasada e Kosovës në # Izrael duhet të konsiderohet” është një mesazh i qartë ku qëndron Kurti kur bëhet fjalë për strategjinë gjeopolitike – ky është një hap i gabuar.

Në vend të kësaj, Kurti duhet të kërkojë një hetim mbi kontratat e dyshimta që ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nënshkroi, të cilat i dhanë Erdoganit kontrollin mbi pasuritë kryesore të shtetit.

- Advertisement -

Nëse Kurti me të vërtetë dëshiron të luftojë korrupsionin, ky është shansi i tij për të filluar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit