2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Eksperti i “Johns Hopkins”: Putini i ngre e i ul tensionet si të ishte duke përgatitur supë

Rekomandime

Lajmi për tërheqjen e disa trupave ruse nga kufiri me Ukrainën është parë si hap i mundshëm drejt uljes së tensioneve, por a është kjo edhe shenjë se presidenti rus, Vladimir Putin, po zmbrapset?

Profesori Sergei Radchenko nga Shkolla për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në “Johns Hopkins” thotë se narracioni i Rusisë gjithmonë ka qenë se nuk është duke kërcënuar askënd dhe se trupat e saj vetëm po bëjnë ushtrime.

- Advertisement -

Ai i krahasoi taktikat e presidentit rus me “përgatitjen e supës”, ku Putini mund ta rrisë ose ta ulë temperaturën ose të krijojë tensione ashtu si i duket e përshtatshme, shkruan BBC.

I pyetur rreth qëllimeve të Putinit, Radchenko tha se presidenti rus mund të mos e arrijë qëllimin e tij për ta parandaluar anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO, por, përmes rritjes së tensioneve, ai mund të sigurojë disa koncesione nga Perëndimi dhe Ukraina.

Profesori Radchenko shtoi se nëse Rusia nuk e pushton Ukrainën, vëzhguesit do të thonë se ajo është parandaluar, por, sipas tij, Rusia, në anën tjetër, do të thotë se kurrë nuk ka pasur qëllim të tillë.

- Advertisement -

Pas tërheqjes së një pjese të trupave ruse, pas Perëndimit, i cili kërkoi prova nga Moska, ka reaguar edhe Ukraina.

Sipas ministrit të Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, Rusia duhet të tërheqë të gjitha forcat e saj të mbetura nga kufiri i përbashkët i vendeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit