4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Eksperti i sigurisë paralajmëron: Serbia do të tentojë të bëjë presion ndaj Kosovës përmes kësaj mënyre

Rekomandime

Eksperti i sigurisë Ramadan Qehaja, ka thënë se Serbia po i rikthehet shërbimit të detyrueshëm ushtarak, pasi ajo ushtrinë e konsideron forcë për mirëmbajtjen e statusit të hegjemonit.

- Advertisement -

Ai ka rikujtuar se Serbia po vazhdon armatosjen me pajisje të rënda luftarake nga Kina, që paraqet kërcënim për NATO-n dhe BE-në.

Qehaja ka paralajmëruar se Serbia do të tentojë të përdor lëvizjet e fundit në ushtri, si presion ndaj Kosovës, Bosnjës e Malit të Zi.

Eksperti i sigurisë shpreson se Qeveria e re në Kosovë, do t’i kushtojë më shumë rëndësi sektorit të mbrojtjes, për të siguruar paqe në Kosovë dhe Ballkan.

- Advertisement -

Postimi i plotë i Qehajës në Facebook:

Pse Serbia po i rikthehet shërbimit të detyrueshëm ushtarak?

- Advertisement -

Se Serbia vazhdon të luajë rolin e hegjemonit në rajon aty nuk ka dilemë. Se ajo vazhdon të konsideroj2 forcën – pra ushtrinë – si një ndër instrumentet kryesore për mirëmbajtjen e statusit të hegjemonit poashtu nuk ka dilemë.

Megjithatë kampanja e saj për të ushtruar një rol të tillë në shumë instanca po mbetet në tentativë dhe nuk po mund të realizohet brenda ambicies së tyre.

Sikurse ka një shpërputhje në mes të ambicies për hegjemoni me çdo kusht dhe disponimit të instrumenteve të fuqisë së saj. Gjithsesi se arritjen e kësaj objektive ata mund ta realizojnë nëse veç plani i tyre nuk has në një ri-balancim të forcave dhe mjeteve në rajon.

Së voni duket se ka një diskutim në qarqet e Beogradit për të ridimenzionuar ushtrinë e saj për shkak të problemeve të shumta kadrovike që kanë.

Kjo aq më parë kur, sidomos në kohën e fundit, vërehet dukuria e shkapërderdhjes së përbërjes rezervë të ushtarëve, nën oficerëve dhe oficerëve te caktuar.

Dhe jo vetëm. Problemet kadrovike në ushtrinë serbe vërehen edhe në përbërjen aktive ku rritja e pakënaqësive si dhe lëshimi i arradhave të njësiteve të ushtrisë (për shkak të ikjes së qytetarëve dhe punësimeve ne sektorin privat) përbën një problem të thellë për ta.

Me fjalë të tjera, thënia e vjetër serbe se “ me dëshirë po shkon serbi në ushtri “ tani më mbetet një fontanë dëshirash.

Prandaj, vërehet se kreu politik dhe ushtarak ka intensifikuar përpjekjet për plotësimin me njerëz të shtabeve, komandave dhe njësiteve të caktuara.

Në këtë kontekst, opinioni atje është duke u përgatitur lidhur me ligjin për shërbimin e detyrueshëm ushtarak i cili, siç duket, do të hy në fuqi në fund të vitit 2022.

Marrë në tërësi, këto lëvizje bëhen me qëllim të rikonfigurimit të ushtrisë serbe në funksion të arritjes së hegjemonisë në rajon.

Ajo fare nuk ka të bëjë me rritjen e nevojës për mbrojtjen territoriale të Serbisë sepse nuk ka kanosje të tilla.

Kur kësaj i shtohet edhe refreni në Serbi se ky vend vijon të jetë ushtarakisht neutral atëherë tendencat për investime në ushtri qoftë ne pajisje e qoftë edhe në plotësimin e njësiteve më rekrutë reflektojnë një hipokrizi në vete që mbase, së paku në kontekstin e rajonit tonë, mund ta gjejmë vetëm në Serbi.

Duke i analizuar, qoftë edhe sipërfaqësisht rrethanat e krijuara gjeo-strategjike në rajon, në fakt përgatitjet serbe për luftë e tejkalojnë nevojën e mbrojtjes.

Serbia rrethohet nga shtetet anëtare të NATO-s me të cilën e ka të nënshkruar partneritetin për paqe.

Poashtu trendi i armatosjes së fqinjëve të saj është proporcionalisht më i ultë se sa i Serbisë ”ushtarakisht neutrale”.

Për rikujtim, Serbia vazhdon të pajiset me pajisje të rënda luftarake siç janë: sistem raketor nga Rusia si dhe dronë ofanzivë nga Kina – shtete këto të cilat prania e tyre në Evropë konsiderohet jo vetëm sfidë, por edhe kërcënim për NATO-n dhe BE-në – këtë të fundit që e synon edhe Serbia.

Serbia do të tentojë të përdor lëvizjet e fundit në ushtri – qoftë me imponimin e shërbimit ushtarak për qytetarë por edhe me furnizimin me pajisje tejet ofanzive – si presion ndaj Kosovës, Bosnjës e mbase edhe Malit të Zi gjykuar nga ndryshimi i establishmentit atje.

Përderisa Serbia hapur investon në rolin e saj të hegjemonit, ka shumë dilema se në çfarë dinamike Kosova është duke krijuar kapacitetet e saja defanzive.

Sigurisht se pasqyra e përgjithshme shtet-ndërtuese është mjaft e zymtë dhe rrjedhimisht nuk pritet ndonjë lëvizje konsistente edhe në sferën e mbrojtjes.

Megjithatë, mbetet shpresa në Qeverinë e radhës që t’i kushtojë rëndësi sektorit të mbrojtjes dhe zgjerimit të bashkëpunimeve me shtetet aleate për të siguruar paqen në Kosovë dhe Ballkan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit