1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Eksperti i Sigurisë për serbët që blen emblemat e UÇK- së: Ishte skenar serbo-rus për një inskenim si rasti “Panda”

Rekomandime

Policia e Kosovës të shtunën kishte arrestuar tre serbe nga Nishi, pasi të njëjtit ishin kapur duke blerë uniforma ushtarake dhe emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas arrestimit të tyre, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka deklaruar se njëri nga tre serbët e arrestuar në Prishtinë kishte kontakte me BIA-n serbe dhe me Rusinë.

- Advertisement -

“Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka zbuluar skenarin se si serbët tentuan të blejnë disa uniforma ushtarake dhe emblema të UÇK-së por pasi kanë vërejtur pjesëtarët e policisë kanë blerë vetëm emblemat e UÇK-së.

Skenari ka qenë që kuponët fiskal të vendosen në gjepat e uniformave ushtarake që të mos kishte dyshime se ato janë inskenuar nga Beogradi.

“Serbët kanë pasur qëllim që kuponin fiskal ta fusin në njërin nga xhepat e uniformave dhe më pas kjo uniformë të lihej në vendin e ngjarjes dhe të shfaqej para opinionit se uniforma ishte blerë në Prishtinë, dhe të hiqej çfarëdo dyshimi që akti [i planifikuar më pas] ishte kryer nga serbët”.

- Advertisement -

Plani i Serbisë ishte që të fabrikohej ndonjë sulm i ashtuquajtur terrorist në kishat ortodokse serbe, apo ndaj ndonjë familjeje serbe”.

Institucionet e sigurisë thonë se Serbia e Rusia kishin interesa të inskenonin tensione gjatë zgjedhjeve serbe në Kosovë.

- Advertisement -

“Debat Plus” ka siguruar edhe disa video se si serbët kanë blerë emblemat në Prishtinë.

Ministrja e Drejtësisë në konferencën për medie ka deklaruar se serbët që blenë uniforma ushtarake dhe emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mund ta cenojnë sigurinë dhe t’i shtojnë tensionet në Kosovë.

“Institucionet e sigurisë kanë informacione se njëri prej personave të shoqëruar në polici, ka komunikime të shumta me persona nga Federata e Rusisë, individë të strukturave të Agjencisë Serbe të Inteligjencës. Ka mjaftuar këto informacione për të rritur dyshimin se personat në fjalë, të përgatisin një aktivitet që të cenojë sigurinë dhe t’i shtonte tensionet në Kosovë. Këto veprime janë injorim i ndonjë aktiviteti që do të cenonte sigurinë”, deklaroi Haxhiu sot gjatë një konference.

Por, personat e arrestuar nga Nishi janë liruar nga prokuroria me arsyetimin se nuk kishte prova për t’u mbajtur më tej në paraburgim.

E lidhur me këto zhvillime ka reaguar eksperti i sigurisë, Agim Musliu.

Musliu ka thënë se Rusia në kuadër të luftës hibride, Serbinë e ka një instrument të mirë që e përdorë vazhdimisht.

Ai thotë se për Kosovën tashmë janë të njohur teknikat e tillë serbo-ruse për inskenim të situatave sikurse kishte ndodhur me rastin “Panda” në Pejë apo me rastin në Lipjan. E duke iu referuar pretendimeve të serbëve se ishin koleksionues, Musliu shtron disa pyetje.

“Pse ata lënë veturën në një vend tjetër dhe erdhën të dyqani me tjetër veturë? Unë jam koleksionues i disa gjërave por nuk pres disa dekada që të koleksionojë ato gjëra. Ky është operacion i shërbimit sekret serb i koordinuar me shërbimin sekret rus në kuadër të luftës hibride”.

Musliu thotë se dy prej të arrestuarave kanë qenë pjesë e familjes Dolasheviq e që sipas tij edhe paraardhësit kanë qenë pjesë të shërbimeve sekrete serbe në të kaluarën.

“Asgjë nuk ishte e rastësishme. Ky ishte operacion për të përgatitur terrenin për të një “Panda” apo “Lipjan” të ri”, deklaroi tutje Musliu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit