-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Eksperti i sigurisë: Policët që dhanë dorëheqje nuk mund të kthehen më në punë

Rekomandime

Kosova nuk e ka policinë rezervë, Nuredin Ibishi: Policët që dhanë dorëheqje nuk mund të kthehen më në punë

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, vlerëson se në situatën kur kemi rreth 600 dorëheqjeve të policëve të komunitetit serb, do të duhej të aktivizohej policia rezervë të cilën Kosova nuk e ka. Për mungesën e policisë rezervë Ibishi thotë se janë fajtorë të gjithë ministrat që nga viti 2008 e deri më sot.

- Advertisement -

Në një bisedë për Express, Nuredin Ibishi tha se policët që dhanë dorëheqje kanë bërë shkelje të rëndë dhe të njëjtit nuk mund të kthehen më në polici, sidomos rikthimi i ish-drejtorit rajonal të Mitrovicës Veriore, Nenad Gjuriq do të ishte i papranueshëm, pasi “i pari i ka parapri procesit”, shprehet ai.

Ibishi deklaron se Policia e Kosovës ka kapacitete për ta mbuluar mungesën e policëve që dhanë dorëheqje.

“Numri (i policëve që janë dorëhequr) po kalkulohet rreth 500 nga komuniteti serb, ka edhe boshnjakë. Policia e Kosovës ka kapacitete edhe në stacionet policore por edhe në policinë kufitare dhe mendoj që kjo (zëvendësimi) është duke u bërë, policët veç janë aty. Policët kanë dhënë dorëheqje pasi politikisht kanë pas presion nga Beogradi, policët do të zëvendësohen, pjesëtarë të policisë së Kosovës do të kryjnë detyrat derisa të bëhet një zëvendësim i tyre”, u shpreh Ibishi.

- Advertisement -

Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi vlerëson se policët që dhanë dorëheqje nuk mund të rikthehen në polici, por mbase kjo mund të ndodhë me anë të ndonjë marrëveshjeje.

“Ata kanë bërë shkelje të rëndë të detyrës së punës, realisht ata nuk mund të kthehen. Por eventualisht mundet me një marrëveshje, ata mund të kthehen. Çështja e përgjegjësisë, për shkak të shkeljes së rëndë të shkeljes së punës ata nuk munden me qenë më pjesë, por kjo varet tash prej vendimeve çfarë do të merren në nivelin politik. Nëse merret në aspektin real, të përgjigjësive diciplinore ata nuk mund të jenë më zyrtarë policorë, por këto çështje do t’i zgjidhë inspektorati bashkë me standardet profesionale. Është e papranushme Nenad Gjuriq me u rikthy në Policinë e Kosovës , ai i pari i ka parapri procesit”, tha Ibishi për Gazetën Express.

- Advertisement -

Tutje, ai thotë se policia duhet ta ketë policinë rezervë të saj, e cila do të mund të aktivizohej në raste të jashtëzakonshme por edhe në raste si tani që Kosova po përballet me dorëheqjet e policëve serbë.

“Policia e Kosovës, asnjëherë se ka aktivizu policinë rezervë. Pse se ka aktivizu nuk është përgjegjesi vetëm e kësaj qeverie por edhe e qeverive të mëhershme që nuk kanë vepru në këtë drejtim dhe kjo është ngecje. Po flasim për policinë rezervë që do të vepronte në raste të jashtëzakonshme por edhe në këso situate, tash atë nuk e kemi… Aktivizohet në raste të jashtëzakonshme dhe në raste të paraqitjes së nevojave, mundet me qenë edhe ky si tash. Atëherë kur kemi nevojë për kapacitete shtesë”, tha ai.

Ai tha se krejt vendet e rajonit e kanë policinë rezervë, vetëm Kosova s’e ka.

“Krejt vendet e rajonit e kanë, vetëm ne s’e kemi bë asnjëherë”.

Në këtë situatë që ndodhet Kosova, ai tha se Qeveria mund të krijojë policinë rezervë apo të shpall konkurse për pranimin e policëve të rinj.

“Mundet qeveria të vendos për krijimin e policisë rezervë por edhe të shpall konkurse. Edhe me ligj është e paraparë dhe asnjëherë s’u bë kjo është përgjegjësi e gjithë ministrave prej vitit 2008 e knej”, u shpreh ai.

I pyetur se sa mund të jetë numri i policëve rezevë, ai tha “mund të jetë 25-30% (nga numri i përgjithshëm), nuk janë aktiv, ata aktivizohen, kryejnë trajnime”.

“Kryjne trajnimet, në kohën e duhur aktivizohen dhe kryjnë detyrat sikur krejt pjesëtarët e policisë”, përfundoi ai.

Policia e Kosovës po përballet me numër të madh dorëheqjeve pas suspendimit të drejtorit rajonal të Mitrovicës Veriore, Nenad Gjuriq, pasi i njëjti dyshohet se refuzoi të bëjë shqiptimimin e fletë-qortimeve ndaj qytetarëve serb për targat.

Serbët kanë vendosur të largohen nga institucionet e Kosovës pasi po kërkojnë të mos zbatohet vendimi për targat dhe të themelohet asociacioni.

Policia e Kosovës, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka kthyer përgjigje për numrin e saktë të policëve që janë dorëhequr e as si po ja bëjnë me zëvendësimin e tyre. Po ashtu nuk janë përgjigjur për numrin e fletë-qortimeve të shqiptuara që nga data 1 nëntor./Gazeta Express

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit