2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Eksperti i sigurisë: Serbia përmes Kinës po përgjon Kosovën me kamera

Rekomandime

Kosova po rrezikon të përgjohet falë disa pajisjeve kineze të gjurmimit të vendosura në shumë vende, nëpërmjet Serbisë. Beogradi fshehtas po financon përpjekjet për të instaluar kamera mbikëqyrëse dhe të jashtëligjshme kineze në Kosovë.

Ish zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava në një prononcim thotë se në rrethana në të cilat tani gjendet Kosova si shtet i ri dhe në ndërtim e sipër me institucionet e saj, duhet të ecë në hap me kohën, dhe t’iu jepet rëndësi kuadrove të shkolluara ashtu si duhet, e sidomos kuadrove profesionale që punojnë në punë të ngjashme me teknikat e përgjimit të përsosura tani që e kanë përfshi botën.

- Advertisement -

“Këtyre kuadrove që e kanë si profesion t’i përcjellin të arriturat teknike qoftë të përgjimeve e që këto kuadro kryejnë edhe shkollime speciale si në shtetin tonë, ashtu edhe jashtë në shtetet mike tjera që na qëndrojnë pranë. Këto kuadro i përkasin shërbimeve speciale sikur që janë shërbimet sekrete e që punojnë në mënyrë permanente në mbrojtjen e shtetit, e sidomos shteteve që janë armiqësisht të orientuara ndaj shtetit tonë, e që po ato shtete bëjnë ҫ’mos t’i arrijnë qëllimet e tyre dhe të depërtojnë në thellësitë e institucioneve të shtetit tonë, prandaj ato shtete investojnë edhe në bashkëpunëtorë t’i paguajnë mirë, e që e kanë për detyrë që të kontribuojnë dhe t’iu kryejnë detyrat e atyre shteteve nga të cilat janë të paguar t’ua mbajnë sekretin e tyre, dhe e kanë për detyrë që në asnjë mënyrë të mos dekonspirohen-zbulohen, të gjithë ata bashkëpunëtorë janë të përbetuar që deri në vdekje të punojnë për atë shtet, i cili edhe investon shumë në ta”, thekson Tërnava.

Ai thotë më tutje se, në të arriturat shkencore tani nëse kemi kuadro të tilla të atyre profileve dhe niveleve të shkolluara dhe që punojnë në shërbimet e shtetit tonë, këto kuadro nuk e kanë aq të vështirë që t’i zbulojnë ato pajisje përgjuese dhe t’i bllokojnë ato, sepse edhe gjatë punës së tyre ballafaqohen me këto çështje, dhe vetvetiu e kanë për detyrë që t’i zbulojnë këto përgjime e për të cilat punë edhe paguhen nga shteti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit