2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Eksperti i sigurisë tregon pse SHBA nuk hap bazë të re ushtarake në Kosovë, ky është plani për FSK-në

Rekomandime

Javë më parë, Qeveria e Kosovës e cila udhëhiqet nga kryeministri, Albin Kurti, njoftoi se i ka ofruar mundësinë Shteteve të Bashkuara që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë.

Këtë e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se këtë ofertë ia ka paraqitur Nënsekretarit të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Colin Kahl gjatë një vizite në Uashington.

- Advertisement -

“Kjo ofertë është nga ana jonë. Dhe ata do të shqyrtojnë. Ne jemi në koordinim e sipër këtu”, ka deklaruar Ministri Mehaj.

“Meqë vet vij edhe nga diaspora, në agjendën time jam takuar edhe me shoqata dhe veprimtarë të shquar. Departamenti i mbrojtjes ka konfirmua përkrahjen për Kosovën. Mbështetje për operacione humanitare, rikonfirmim të përkrahjes deri në orientimin veri-atlantik. Nga ana ime në të gjitha takimet falënderova për mbështetjen e vazhdueshme. Ju konfirmova se si shteti më pro-amerikan, se do të mbështesim në të gjitha format siç kërkohet”, ka shtuar Mehaj duke dhënë detajet për vizitën që kishte zhvilluar në SHBA.

E për krijimin e një baze të re amerikane në Kosovë, për gazetën “Bota sot” ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

- Advertisement -
Drizan Shala

“Pentagoni pavarësisht ofrimit të mundësise që të hapet një bazë ushtarake amerikane në Kosovë, nuk do të marrin nje hap të tillë duke mos dëmtuar procesin e forcimit të Kosovës në arenen ndërkombëtare dhe rrugen e saj për në OKB”, thotë Shala për “Bota sot”.

Por sipas tij, SHBA do ta ndihmojë në vazhdimësi FSK-në, duke përfshirë edhe me paisje ushtarake.

- Advertisement -

“Pentagoni do vazhdojë që të ndihmojë FSK në përmbushjen e planit 10 vjeçar që ka para vetit me theks të veçantë në edukim/trajnim dhe armatim/paisje ushtarake”, thekosn Shala.

Për fund, Shala tregon së cilat janë dy bazat e SHBA-së, e të cilat e mbulojnë edhe rajonin e Kosovës.

“SHBA- ja ka të ndarë në aspektin strategjik orinetimet e saja për baza të përhershme që janë të fokosuar në Shqipëri / Mal të Zi, duke mbuluar edhe Kosovën përmes këtyre dy bazave ushtarake”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit