11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Eksperti për Rusi: Putin përballet me grusht shtet nëse jep urdhër për suIme bërthamore

Rekomandime

Zyrtarët e lartë të sigurisë së Vladimir Putin janë të vetëdijshëm se Iufta në Ukrainë është “e humbur” dhe se një grusht shtet ka gjasa reale të ndodh, ka parashikuar një analist rus, shkruan Daily Mail.

Christo Grozev, një ekspert i politikës ruse, beson se elitat nga shërbimet inteligjence ruse GRU dhe FSB kanë mundësi më të mëdha për të provuar dhe për ta rrëzuar Purinin sepse ata e dinë të vërtetën e asaj se çka po ndodh në terren.

- Advertisement -

Dhe këto elita tashmë janë duke shikuar për të gjetur rrugë për t’i larguar familjet dhe pasurinë e tyre jashtë vendit në përgatitje të rënies së Putinit, pretendon Grozev.

Duke folur për Radio Liberty rreth asaj se çka mund ta nxitë grusht shtetin, Grozev tha se momenti për një gjë të tillë mund të vijë kur Putin do të urdhëroj gjeneralët e tij për të kryer sulme bërthamore.

“Nëse Putin vendos të urdhëroj përdorimin e armëve bërthamore, ai patjetër duhet të sigurohet që çdonjëri nga zingjiri komandues do ta kryej urdhrin e tij. Nëse një prej tyre nuk i bindet Putinit, atëherë kjo mund të jetë sinjal i jo koordinimit. Dhe ndoshta madje edhe vdekje fizike e Putin. Derisa ai të sigurohet se çdonjëri do të rreshtohet, ai nuk do ta japë urdhërin e tij”, tha eksperti.

- Advertisement -

Grozev beson se frika e tillë po e largon Putinin nga dhënia e urdhërit për një mobilizim të përgjithshëm të forcave të armatosura ruse dhe të popullsisë.

Një urdhër i tillë do ta mundësonte fuqizimin masiv të trupave në Ukrainë, ndoshta edhe duke e kthyer ritmin e luftës në favor të tij.

- Advertisement -

Por urdhëri i tillë gjithashtu do të shkaktonte “një shpërthim social” në mesin e rusëve të zakonshëm, sepse kjo do të nënkuptonte pranimin se operacioni special ushtarak- për të cilin Putin ka deklaruar se është duke shkuar sipas planit- në të vërtetë është duke dështuar, shprehet Grozev.

Pa përdorimin e armëve bërthamore ose pa mobilizimin e përgjthshëm, Rusia pothuajse nuk ka shanse ta fitojë luftën, përfundon njohësi i politikës ruse.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit