1.5 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Eksperti serb i sigurisë: Qendra Ruso-Serbe në Nish nuk është humanitare, ka poligon për gjuajte me armë

Rekomandime

Eksperti serb i çështjeve të sigurisë, Darko Trifunoviq ka thënë se Qendra Humanitare ruso-serbe e cila gjendet në Nish nuk i duhet Serbisë, pasi ajo e kërcënon sigurinë e këtij shteti.

- Advertisement -

Për më tepër, ai ka thënë se qendra në fjalë nuk e kryen misionin që ka, por shërben për qëllime tjera.

“Ne kemi informata se atje ka poligon të gjuajtjes. Ata gjuajnë me armë. Në Qendrën Humanitare bëjnë gjithçka tjetër pos punës humanitare”, ka thënë ai.

Edhe më parë është thënë se kjo qendër ka gjasa të shërbejë për qëllime spiunazhi të Moskës, por edhe për trajnime të gjuajtjes me armë të gjata.

- Advertisement -

Për më tepër, Trufinoviq ka thënë që Serbia nuk duhet të mbështetet në Rusinë, pasi që ajo nuk është një partner i besueshëm, pasi ajo, sipas tij, edhe më herët e ka tradhtuar Serbinë, përfshirë pëlqimin për bombardimin e caqeve të serbëve në Bosnjë, më 1995. Sipas tij, edhe nëse qendra në fjalë do të bëhej ushtarake, prapë Rusia nuk do ta mbronte Serbinë.

“Udhëheqësia jonë kurrë nuk duhet dhe nuk guxon t’ua jap atyre mundësinë ta bëjnë një bazë ushtarake ruse në Nish. Së pari ata nuk janë partner i besueshëm dhe së dyti, të gjitha raketat do të drejtoheshin ndaj nesh pasi ne do ta bënim kundërshtar direkt NATO-n. Ne rrethohemi nga NATO kurse nuk kufizohemi me Rusinë”, ka shtuar ai. “Ata të qendrës duhet të ikin pasi janë themeluar për çështje humanitare. Ata nuk kanë reaguar për asnjë katastrofë humanitare”.

- Advertisement -

Trifunoviq u bë i njohur në opinionin kosovar nga dokumentari “VIRUSSIA” ndërsa pretendon se është anëtar themelues dhe drejtor i Institutit për Siguri nacionale dhe ndërkombëtare. Po ashtu, ai e prezanton veten edhe si këshilltar i lartë në Institutin Hulumtues për Studime Evropiane dhe Amerikane, me bazë në Athinë të Greqisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit