7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ekzekutohen pagesat e 5 mijë e 559 personave nga kjo masë e Pakos Fiskale Emergjente

Rekomandime

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se ka ka urdhëruar ekzekutimin e pagesave për Pakon Emergjente Fiskale, përkatësisht nga masa 15 për 5,559 përfitues, pas verifikimit të një pjese të aplikacioneve dhe aprovimit të tyre.

- Advertisement -

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MFT ka bërë me dije se është duke u punuar intensivisht për shqyrtimin e aplikacioneve të tjera dhe se pagesat janë duke u kryer në vazhdimësi.

“Përfituesit të cilët janë lajmëruar përmes mesazheve telefonike luten që: Tërheqjen e mjeteve ta bëjnë në Postën e Kosovës, në vijimësi dhe në kohë kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje, në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e COVID-19; dhe gjatë tërheqjes së mjeteve të respektohen rregullat e distancës sociale dhe të merren masat mbrojtëse, sipas specifikave të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit