11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Emiratet e Bashkuara i dalin në krah Macronit: Fajësojnë Erdoganin se ka kaluar ‘vijat e kuqe’

Rekomandime

Derisa shumica e vendeve në botë dolën hapur kundër Presidentit Macron, rreth karikaturave të Profetit Muhamed për të cilat ai tha se do vazhdohen të botohen, dhe kjo paraqet liri, Emiratet e Bashkuara i dolën në krah presidentit francez.

Në një intervistë me ministrin e jashtëm të Emirateve, Anëar Gargash, për media gjermane, ai tha se Macron nuk ka përjashtuar apo evituar myslimanët me këtë akt.

- Advertisement -

‘’Ju duhet ta dëgjoni atë që Macroni tha në fjalimin e tij, ai nuk dëshiron të krijohet getoizëm i muslimanëve në Perëndim dhe ai është plotësisht korrekt’’, tha Gargash.

Myslimanët duhet të integrohen më mirë dhe shteti francez ka të drejtë të kërkojë mënyra për ta arritur këtë ndërsa lufton kundër radikalizmit dhe mbylljes së komunitetit, shtoi kreu i diplomacisë.

Protestat anti-franceze në disa vende myslimane shpërthyen si reagim ndaj deklaratave të Emmanuel Macron që mbronte të drejtën e karikaturave në emër të lirisë së shprehjes. Ai po reagonte ndaj prerjes së kokës në 16 tetor të një mësuesi francez, i cili u kishte treguar studentëve të tij karikaturat e profetit.

- Advertisement -

Për ministrin e Emirateve polemikat janë mbi të gjitha rezultati i rimëkëmbjes politike nga kreu i shtetit turk Rexhep Tajip Erdogan. “Sapo Erdogan të shohë një shteg ose dobësi, ai e përdor atë për të rritur ndikimin e tij.

Vetëm kur i tregohet vija e kuqe ai është i gatshëm të negociojë, ”shtoi Anëar Gargasch.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit